Largimi te Top Channel? Fevziu tregon bisedën me Blushin: Kemi folur për…

Si njeri i medias, me eksperiencë të gjatë dhe të sukesshme, Blendi Fevziu e di mirë që kur përflitet shumë për një lajm, e mira do të ishte që vetë personi i thirrur në kauzë, të tregojë si qëndron e vërteta dhe Fevziu pranoi të japë një instervistë për “Panorama Plus” ku sqaron nëse do ta lërë Klanin për Top Channel, nëse ka pasur ndonjë konflikt me mikun e tij të hershëm Frangajn, sa ndikim ka pasur miku tjetër i tij Ben Blushi etj.

Fevziu pranon se per kete lajm qe tashme eshte bere publik, shume njerëz e kanë pyetur ate dhe stafin e tij, ndaj pranon te jete i hapur dhe i drejtëpërdrejtë teksa pergjigjet per “Panorama Plus”.

“Disa kohë më parë, në një bisedë me Ben Blushin, drejtorin e ri të Top Channel, kemi folur për disa pakënaqësi të miat në Tv Klan. Kanë qenë probleme që lidheshin me mënyrën konceptuale dhe funksionale të televizionit, për të cilat ka debate në çdo media.

Ben Blushi më bëri një propozim për t’u bërë pjesë e Top Channel. Duke parë mënyrën se si ai Televizion po fuqizon linjën politike dhe gazetareske pas ardhjes së Blushit, u ndjeva i tunduar nga ky propozim. Deri tani nuk kam marrë asnjë vendim nëse do transferohem në Top, apo do të qëndroj në Klan”- thote ai.

Fevziu shton me tej, se kete e ka biseduar me disa nga njerëzit e afërt dhe vendimin do ta marre shpejt, “në përputhje me shumë ndjesi dhe fakte që kanë rëndësi për mua dhe stafin tim”.

*******************************

Emisioni i tij “Opinion”, i cili prej 20 vitesh është ndër më të ndjekurit në Shqipëri, thuhet se do të kalojë transmetimin në Top Channel.

Detaji që i përforcoi më së shumti lajmet që qarkullojnë, është ndryshimi i emrit të faqes së tij në Facebook, nga “Opinion Tv Klan” në “Opinion Tv Show”.

Ndërkohë moderatori ka folur për herë të parë lidhur me çfarë përflitet lart e poshtë.

I pyetur nga “Gazeta Shqiptare” nëse është e vërtetë që do largohet nga Tv Klan për t’u transferuar në Top Channel, Blendi Fevziu është shprehur se një vendim i tillë ende nuk është marrë përfundimisht.

Mbetet për t’u parë nëse në shtator Fevziu do të kalojë në Top Channel, siç përflitet pas shumës së majme që i ka premtuar ky i fundit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Bujqësia dhe qeveria

Nga Niko Rroshi* Gjendja e bujqësisë sot është në gjendje të vështirë....
Read More