Lirohet nga burgu Ermal Hoxha. Rezarta Shkurta: “Familja ime e vockël u bashku!..”

Është liruar nga burgu Ermal Hoxha. Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, ka lënë qelinë tre ditë më parë.

Ermal Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.

Vendimi

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me një vendim në nëntor të vitit 2017 pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për grupin e Xibrakës, duke i ulur 1/3 e dënimit për të gjithë të akuzuarit. Një kërkesë e tillë ishte refuzuar më parë nga Gjykata e Shkallës së parë. Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha do të vuajë vetëm 6 vite e 8 muaj dënim me burg, nga 10 që kishte vendosur Gjykata e Shkallës së Parë.

Nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, ishte mes 9 të arrestuarve të akuzuar për “Trafik droge” dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Ai u arrestua pasi më parë ishte filmuar nga agjentët e policisë në laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit. Ai kishte vizituar vendin ku përpunohej pluhuri i bardhë dhe kjo e ka implikuar. Në shtëpinë e vjehrrit në Durrës, u gjendur edhe automjeti i tij tip “Volvo” me ngjyrë blu, e cili iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga ana e specialistëve të antidrogës.

Dosja e Prokurorisë për Krimet e Rënda

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda mësohet se ka nisur në bazë të një informacioni të mbërritur në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme në datë 17.12.2014 nga ana e autoriteteve gjyqësore gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të lëndëve narkotike. Ky informacion iu përcoll Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila në dt. 18.12.2014, regjistroi me iniciativë (kryesisht) procedimin penal për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe vijoi hetimet lidhur me personat e dyshuar si të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal.

Në bazë të të dhënave të përfituara gjatë hetimeve paraprake, të zhvilluara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në datë 14.01.2015, prokuroria njofton se u organizua operacioni për arrestimin në flagrancë të disa shtetasve, të cilët gjendeshin në ambjentet e një ish-magazine, e cila rezultoi që ishte shndërruar nga të dyshuarit në një laborator për përpunimin e lëndës narkotike të llojit kokainë. Po ashtu, në vijim të operacionit, në bazë të të dhënave të përftuara gjatë hetimeve paraprake të Prokurorisë për Krime të Rënda, u arrestuan edhe disa persona të tjerë në zona të ndryshme, në total u arrestuan 9 persona.

“Në bazë të veprimeve paraprake dhe provave materiale të zbuluara gjatë operacionit, personat e arrestuar, dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprave penale të “trafikimit të narkotikëve”, të mbetur në tentativë, “prodhimit dhe fabrikimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope, “prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të paligjshëm të prekursorëve”, “mbajtjes, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike” si dhe “grupit të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 283/a-22, 284/c, 284/ç, 285 dhe 333/a. Ndërkohë, dy prej tyre akuzohen edhe për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” të parashikuar nga nenet 278/2 dhe 278/4 të Kodit Penal. Në bazë të të dhënave të siguruara deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për 9 personat”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka krijuar dyshimet e para mbi rolet e të arrestuarve nga operacioni policor që zbuloi të mërkurën një laborator të drogave të forta në Xibrakë të Elbasanit.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal me role të ndara. Burime të Prokurorisë bënë me dije se i arrestuari Ilir Hyseni realizonte kontaktet me furnitorët dhe blerësit fundorë në Gjermani.

I arrestuari Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, dyshohet se siguronte mjetet financiare. Pjesa tjetër e të arrestuarve dyshohet të jenë korrierë, ndihmës dhe bashkëpunëtorë të niveleve më të ulëta.

Burime pranë organit të akuzës konfirmuan që grupi i trafikut ka të paktën një vit që vepron në Shqipëri, por aktiviteti i dy muajve të fundit është monitoruar.

Haki Çako, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, tha mbrëmë në programin “Opinion” se kokaina nuk vinte e pastër në Shqipëri, por në forma të ndryshme, kryesisht e shkrirë në një solucion për lëkurat. Sipas të dhënave nga hetimi, i arrestuari Ilir Hyseni është personazhi kryesor që mbulonte sigurimin e drogës jashtë vendit dhe sjelljen e saj në Shqipëri.

Në vijim ishte po ai që survejonte kalimin e saj në vende të Europës, kryesisht në Gjermani. Sipas hetimeve, i arrestuari tjetër i këtij operacioni, Ermal Hoxha, ka pasur rolin e financuesit dhe të financierit. Ai dyshohet se ishte personi që mbulonte likuidimin e drogës kur hynte në Shqipëri dhe që merrte paratë nga marrësit kur nxirrnin kokainë jashtë vendit.

Vendimi për 9 të pandehurit

6 vite e 8 muaj burg për Ermal Hoxhën

12 vite burg për Ilir Hysenin

10 vite burg për Arjan Dalipin

13 vite burg për Genci Xhixhën

11 vite burg për Gentin Gjonajn

12 vite burg për kolumbianin Cesar Avila

12 vite burg për kolumbianin Valter Moreno

11 vite burg për Klemend Dalipin

13 vite burg për Sajmir Batkun

 *******************************************************Pas lajmit per lirimin nga burgu te Ermal Hoxhes, Rezarta Shkurta ka bere publike nje video ne Instgaram, ku shihet Ermali dhe vajza e tyre e vogel, Hera.

“Familja ime e vockel u bashku! Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju , keto vite te veshtira… Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja”, ka shkruar ajo.

 

“Balkanweb” siguron vendimin, i cili liroi nga burgu nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.

Vendimi i firmosur më datë 13 shtator, mban firmën e gjyqtarit të Gjykatës së Fierit Piro Sota.

Sipas vendimit, trupi gjykues ka pranuar kërkesën e Ermal Hoxhës për pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Ermal Hoxha të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

“Panorama” mëson se Ermal Hoxha kishte tentuar edhe më parë të përfitonte ulje dënimi. Ai i ishte drejtuar Gjykatës së Fierit në muajin mars, duke qenë se vuante dënimin në Burgun e Fierit. Mirëpo, gjyqtarja Marsela Dervishi e ka vlerësuar si të papranueshëm kërkesën e Hoxhës për ulje me 90 ditë të dënimit të tij. Ai fillimisht ka kërkuar ulje dënimi dhe më pas ka ndryshuar objektin e kërkesës, duke kërkuar lirim me kusht.

“Panorama” mëson se në këtë kërkesë ai ka theksuar faktin se është baba i një vajze të mitur dhe ka kërkuar të merret parasysh edhe sjellja e tij në paraburgim.

Ermal Hoxha u arrestua gjatë operacionit në Xibrakë dhe u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh mbetur në tentativë. Në Xibrakë u zbulua një laborator i sofistikuar përpunimi kokaine më 14 janar të 2015 e lajmi bëri bujë në atë kohë. Ky ishte një prej operacioneve më të rëndësishme të zhvilluara nga policia në vitet e fundit.

Ermal Hoxha bashkë me tetë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total. Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur çdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

10 libra nga letërsia shqipe që duhet të lexoni sipas Diana Kastratit

Molla t’kputuna nji degët/ dy qershia lidhë n’nji rrfi/ ku fillojnë kufijt...
Read More