Luana Vjollca zbulon historinë: Lashë motrën mes çunave për t’i rrahur

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca ka treguar një histori të jetës së saj me motrën e madhe Marina.

Në një intervistë për ‘Xing me Ermalin’, ajo zbuloi se ishte mësuar me mbrojtjen që kishte nga motra e saj dhe e la të vetme për tu rrahur në mes të meshkujve.

“Kemi qenë të vogla në 8-vjecare që gocat kanë qejf të pispillosen më shumë dhe çunat fillojnë ngacmimet.

Mua sa më hidhnin ndonjë fjalë thoja, Marina, gjasme motra e madhe duhej të kujdesej. Gjithmonë kështu ka qenë dhe kjo në sulm rrihte çunat, i bënte zbor.

Unë u mësova kështu dhe një ditë të bukur, po ktheheshim në shtëpi ne dhe ka qenë një rrugicë shumë e ngushtë që zinte maksimumi 2 njerëz. Na erdhën disa çuna shumë të mëdhenj nga mbrapa dhe unë u mësova që Marina rrihte cunat.

Ishim me çanta dhe Marina thotë futja vrapit Luana që të mos na bllokojnë rrugën. I them, unë po ja fus, ma jep çantën e shkollës ti, që të ishte e qetë që ti rrihte lirshëm. Vec kur e shoh pas meje vrap”, tha Luana Vjollca.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Haradinaj, “Most Wanted”: “Time” e rendit në mesin e krerëve më të kërkuar

    Gjykata Speciale tërheq vëmendjen deri në atë pikë mbi Ramush...
Read More