Manjani zbërthen ekuacionin e drejtësisë: Ja pse KLGJ dhe KLP nuk do…

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani përmes një statusi në Facebook shprehet se institucionet e drejtësisë KLGJ, KLP, SPAK apo BKH ka rrezik të mos krijohen, pasi kandidatët për to nuk po e kalojnë vettingun. Duke na zbërthyer atë që e quan ekuacion të drejtësisë Manjani tregon gishtin nga ambasadorët e huaj e fondacionet e ndryshme por edhe nga qeveria, për të cilët shprehet se nuk e zgjidhin dot ekuacionin që kanë krijuar vetë.

STATUSI I PLOTE
KLGJ dhe KLP ( ju siguroj që nuk janë emra pesticidesh) janë dy institucionet themelore të funksionimit të sistemit të drejtësisë. Asnjëra nuk është krijuar, duke shtuar mjegullën në sistem dhe duke favorizuar “ujqërit” e Rilindjes! Kushti i vetëm i pa plotësuar ende ishte që kandidatët të kalojnë vetting.
Deri tani KLGJ ( Këshilli i Lartë Gjyqsor) është i pamundur të krijohet sepse kandidati i vetëm nga Gjyqatët e Apelt jashtë Tirane, Besim Trezhnjeva është skuakifikuar!

KLP ka ende shanc të krijohet, nëse kandidatët e mbetur kalojnë vettingun. Sikur njëri të skualifikohet, KLP nuk krijohet dot. Dmth as SPAK e as BKH!! Rruga ligjore është përsëritja e garës. Kjo do të thotë kohë e re për garë të re dhe kohë shtesë për vetting të kandidatëve të rinj.Rrisku është që gara mund të ripërsëritet nëse edhe kandidatët e rinj nuk e kalojnë vetting!

Zgjidhja më e shpejtë është: rikthimi në detyrë i të skualifikuarve nga Vetting dhe kalimi i vetting të të gjithë kandidatëve të tjerë që janë në proçes. Rrisku është që vetting do jetë formal për këto që janë kandidatë dhe i rrepte për të tjerët. Pra do legjitimohej “dy standartësia”… Jo se kjo nuk po ndodh, por do ta pranonin vetë këtë gjë!

E njëjta llogjikë vlen edhe për KED , nga e cila duhet të dalë gjykata Kushtetuese. Pra anëtarët e KED duhet të kalojnë vetting, Gentian Trenova të rikthehet në detyrë dhe kështu vendi bëhet me gjykatë Kushtetuese. Ky është ekuacioni i sistemit të drejtësë që është shkruar në ligje. Me Dy e më shumë të panjohura është.

Hë për hë Dallori është negativ! Zgjidhjet duhen kërkuar në bashkësitë e numrave irracionalë…
Rilindja dhe Ambasadorët e saj “personalë”, nuk e zgjidhin dot këtë ekuacion. Të paktën jo në bashkësinë e numrave realë…

Të na rrojnë e u pagofshin gjithnjë mirë:
EURALIUS,
OPDAT,
ICITAP,
DELEGACIONI i BE,
AMBASADA AMERIKANE,
FONDACIONI SOROS,
Dhe mbi të gjitha
RILINDJA, me në krye Ministrinë e Brendshme dhe në ballë (jo Taulanti) shoku Edvin!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ardian Muhaj: Ç’deshën në Shqipëri ushtarët grekë?

  Vendimi i qeverisë aktuale për vazhdimin e ndërtimit të varrezave të...
Read More