MAPO ROZE/ Disa këshilla bukurie nga ekspertët

Të qenët gjithmonë në formë dhe dukja bukur nuk janë vetëm çështje fati dhe gjenesh, por në shumicën e rasteve rezultat i kujdesit për veten. Të gjithë impresionohemi se si personazhet e famshëm duken gjithmonë mahnitës, pavarësisht nga mosha apo problemet? Si arrijnë të qëndrojnë të freskët edhe pas një pune të lodhshme dhe në fund të ditës stresuese si shumica e profesioneve të tjera?

E pranojmë se jemi paksa xheloz për to, por e kuptojmë se ata kanë një ushtri të tërë të ekspertëve të bukurisë që i ndihmojnë. Mirëpo, kjo nuk e justifikon aspak mungesën e vëmendjes dhe kujdesit që tregojnë shumica prej nesh ndaj vetes, bazat e të cilit janë të njëjta për të gjithë. Ekspertët japin disa këshilla lidhur me kujdesin personal të bukurisë.

1-Mos i nënvlerësoni përfitimet e kremit të diellit.

Që lëkura të jetë e bukur dhe e shëndetshme duhet të përdorni çdo ditë krem me faktor mbrojtës dhe ajo nuk duhet të jetë poshtë SPF 30.

2-Mos e thani lëkurën nëse keni akne.

Shumë produkte që trajtojnë puçrrat përmbajnë alkool dhe përbërës të tjerë që e thajnë lëkurën. Kjo vetëm do të përkeqësojë gjendjen. Më mirë lajeni fytyrën me një larës me acid salicilik dhe bëni maska të ndryshme për largimin e akneve

3-Mos harroni kurrë kujdesin për qafën.

Qafa ka një lëkurë të hollë dhe është e predispozuar të plaket më shpejtë se fytyra. Prandaj kujdesuni gjithmonë për të.

4-Kaloni kube akulli në fytyrë.

Kjo i jep fytyrës pamje të çlodhur, ndikon në mbylljen e poreve dhe normalizon qarkullimin e gjakut duke rigjeneruar dhe shkëlqyer lëkurën. Akulli do të largojë inflamacionin, fryrjet dhe ënjtje e lëkurës.

5-Ruajini produktet e bukurisë siç duhet.

Mos i mbani ato asnjëherë në tualet për shkak të lagështisë dhe nxehtësisë që ndodhet aty. Rekomandohet t’i mbani në një vend të errët në dhomën tuaj si dhe në frigorifer nëse është e nevojshme. Në të kundërt efektet e këtyre produkteve do te jenë të kundërta, duke acaruar lëkurën, shpesh dhe të krijojnë akne. 

6-Mos përdorni skrab dhe furça të ashpra në fërkimin e lëkurës nëse keni akne.

Mos përdorni asnjë produkt të ashpër në lëkurë me probleme pasi ajo do të përhap inflacionin dhe do t’i acarojë më shumë. Përdorni një larësh për lëkurë të ndjeshme për qetësimin e lëkurës.

7-Masazhi i rregull i fytyrës do ju ndihmojnë të largoni qeskat dhe rrathët poshtë syve.

Masazhi do të nxis qarkullimin e gjakut dhe do të japë një lëkurë më të butë dhe pa ënjtje. Vihet re dukshëm një pamje relaksi dhe freskie.

8-Kujdesuni për duart tuaja. 

Njësoj si qafa edhe duart kanë nevojë për përkujdesje. Duart janë gjithmonë të ekspozuara ndaj faktorëve të jashtëm dhe plaken më shpejtë. Hidratojini ato disa herë në ditë për t’i pasur gjithmonë të buta.

9-Pastrojeni rregullisht lëkurën.

Mos shkoni kurrë të flini me make up pa e hequr. Ai do të shkaktojë bllokim të poreve dhe dalje të puçrrave dhe inflacionin e lëkurës.

10-Hiqini gjithmonë reçipetat përpara se të flini.

Sutjenat bllokojnë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar probleme shëndetësore. Përveç kësaj, ato shkaktojnë acarim të lëkurës, parehati dhe errësimin e lëkurës në pjesën e telave. Specialistë të shëndetit i kanë konsideruar të rrezikshme pasi ndikojnë në shfaqjen e kancerit ne gji.

11-Tregoni kujdes në tharjen e flokëve

Së pari, nuk është e këshillueshme t’i thani flokët gjatë dhe me ajër shumë të nxehtë pasi struktura e flokëve mund të dëmtohet. Flokët mund të bëhen të thatë, të brishtë dhe me maje të dëmtuara, e lëkura e kokës irritohet. Përdorni një tharëse të duhur e cila mund të rregullojë temperaturën e ajrit dhe shpejtësinë e fryrjes. Shpejtësia më e madhe për tharje përdoret vetëm kur i thani flokët shumë të fortë dhe të padrejtueshëm ose kur dëshironi ta hiqni shpejt lagështinë e tepërt në flokët e lagur (që të mos kullojnë), por edhe atëherë mos e mbani tharësen një kohë të gjatë të përqendruar në një pikë të vetme.

Perez këshillon që personat me flokë pak të dredhur ose flokë të valëzuar duhet të përdorin difuzorë, pasi në këtë mënyrë, kaçurrelat qëndrojnë më të butë, nuk do të ngatërrohen dhe kanë më pak të ngjarë të bëhen “të padëgjueshëm”. Pa marrë parasysh se çfarë lloj flokësh keni dhe çfarë tharëse përdorni, Richman dhe Perez theksojnë rëndësinë e aplikimit të serumeve, sprajeve dhe kremrave në flokë, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e flokëve para ekspozimit ndaj ajrit të nxehtë të tharëseve të flokëve.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Dalin fotot e retushuara të Marubëve nga Zogu deri tek Enveri

Fotografitë e retushuara të arkivës së Marubit do të jenë në qendër...
Read More