Me sytë nga Shqipëria: Udhëtimi i vetmuar i Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po përjeton ditët e saj më të vështira në pushtet.

Ajo ishte për vizitë në Jordani, një vend që ka marrë një numër të konsiderueshëm refugjatësh.

Gazeta Bild shkruan se ky është udhëtimi më i vetmuar i kancelares.

Në Gjermani, aleatët e saj kanë kërcënuar se do e shkarkojnë, kurse Bild thotë se është e pabesueshme se si Merkel është kthyer në një figurë të urryer brenda partisë së saj.

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer thotë se do dalin nga koalicioni për shkak të debateve për çështjen e azilkërkuesve.

Një nxënëse jordaneze e pyet kancelaren nëse Gjermania është një vend i sigurt dhe ajo i përgjigjet se përgjithësisht po, edhe pse pranon se ka pasur azilantë që kanë vrarë vajza të reja.

Deutsche Welle, tashmë në variantin anglisht, shkruan se shpresat e Merkel mund të jenë tek Shqipëria.

“Një marrëveshje që Shqipëria të marrë refugjatët, mund të qetësojë tensionet mes Angela Merkel dhe Horst Seehofer. Koalicioni gjerman do rifitonte stabilitet,” shkruan DW.

Tani mbetet për t’u parë se si do shkojnë gjërat, teksa të dielën do ketë një mini-samit të BE për çështjen e refugjatëve.

Vendet e Vishegradit kanë kërcënuar se nuk do marrin pjesë, Italia po ashtu.

Ditë të zeza këto për kancelaren Merkel, që i ka varur shpresat tek një Shqipëri e drobitur, që pret me ankth hapjen e negociatave.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Të lirë në Spaç

  Një vizitë nga afër e kampit-burg më famëkeq të regjimit diktatorial....
Read More