Mediat italiane: Refugjatët do të shkarkohen në Shqipëri…

Mediat italiane shkruajnë sot se Europa është duke luajtur lojën e vjetër të ‘shkarkimit të refugjatëve’ në vende të tjera.

Blitzquotidiano shkruan sot se loja e Europës është bërë e qartë dhe drejtuesit e BE-së janë duke kërkuar vende ku të shkarkohen këta emigrantë.

Emri më i përmendur është Shqipëria.

Sipas Blitzquotidiano, BE do të shkarkojë refugjatët në Shqipëri, në këmbim të një ndihme monetare dhe premtimin se një ditë mund vendi mund të bëhet pjesë e BE-së.

Shkarkimi i refugjatëve në Shqipëri, sipas medieve italiane, nuk shikohet si zgjidhje. Sipas tyre, Shqipëria nuk ka kapacitete për t’i mbajtur dhe ruajtur.

Ata kujtojnë skenarin e frikshëm që refugjatët të ngarkohen në gomone e anije nga trafikantët shqiptarë, të cilët do t’i hedhin sërish në vendet e BE-së.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Pa thjeshtëzimin dhe uljen e taksave, qeveria nuk ka rrugëdalje

Nga Ervis Iljazaj Duket sikur shqetësimi më i madh në perceptimin e...
Read More