Mesazhi në kod i Ozil që fsheh shumë probleme



Mesut Ozil më në fund ka folur. Nuk ka dalë para gazetarëve, por ka postuar në Instagram një mesazh të shkurtër pas eliminimit nga Kupa e Botës, raporton Sport Ekspres.

Është shumë e dhimbshme të largohesh nga Kupa e Botës që pas fazës së grupeve. Nuk ishim në lartësinë e duhur. Do të më duket pak kohë sa ta kaloj këtë”, shkruan mesfushori i Gjermanisë.

Megjithatë, më shumë se këto pak fjali, bie në sy diçka tjetër: Ozil ka shtuar në fund të shkrimit “ThuajiJoRacizmit”.

Një frazë e vendosur jo rastësisht aty, sepse Ozil ka qenë në shënjestër gjatë gjithë javëve të fundit për disa foto me presidentit turk Erdogan, duke marrë lloj-lloj ofendimesh.

Përveç kësaj, në fund të ndeshjes kundër Koresë së Jugut një grup tifozësh e ofenduan mesfushorin e Arsenalit, i cili duket se e ka mbyllur me kombëtaren gjermane.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Fotografitë e rralla të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë gjatë vizitës në Stamboll

  Largimi i familjes mbretërore shqiptare nga atdheu, si arsye e pushtimit...
Read More