Messi mbushi 31 vjeç, nga e mori një urim prekës…

Ylli argjentinas i futbollit, festoi ditëlindjen, ai mbushi 31 vjeç në datë 24 qershor dhe kjo duhet të jetë një ditë e lumtur për të.

Ajo që ka menduar t’ia zbukurojë këtë ditë dhe për t’i larguar mendjen nga botërori është bashkëshortja e tij, Antonella.

Me një urim të ndjerë në Instragram ajo ka shprehur gjithë dashurinë dhe mirënjohjen qe ka për yllin argjentinas.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Të duam shumë. Faleminderit që më ke bërë femrën më të lumtur në botë dhe për familjen tonë, që është pasuria më e madhe.

Dua të jesh i lumtur sot e përgjithmonë zemër”,- shkruan Antonella në Instagram.

Messi dhe bashkëshortja e tij kanë tre djem, ku më i vogli është vetëm 3 muajsh.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Historia pas dashurisë së Mbretëreshës Letizia dhe Mbretit Felipe VI

 Mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës kanë qenë të martuar...
Read More