Meta në Tropojë nuk i ndal vlerësimet për Berishën: Po të mos ishte ai…

Presidenti Ilir Meta ka ndaluar këtë fundjavë për vizitë në Bajram Curri.

“Tropoja përbën një epos plot histori dhe personalitete. Tropoja i ka dhënë shumë kombit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë, për indentitetin dhe dinjitetin kombëtar. Mbarë populli shqiptar i është mirënjohës popullit të Tropojës për atë çfarë i ka dhënë kombit”, tha Meta.

Ai rezervoi shumë vlerësime për Azem Hajdarin dhe Sali Berishën.

“Jam sot këtu për t’u përkulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’. Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Demokratike si Azem Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Nuk duhet të harrojmë se pa vendimmarrjen dhe vendosmërinë e Sali Berishës edhe sot, Rruga e Kombit nga Tirana në Prishtinë mund të mos ishte bërë”.

“Tropoja ka qenë dhe vazhdon të mbetet një krahinë me rëndësi strategjike mbarëshqiptare dhe fqinjësore. Këto Bjeshkë, dikur të quajtura të ‘Nëmura’ duhet të punojmë që të quhen ‘Të bekuara’. Të ruajmë si sytë natyrën e Bjeshkëve, pyjet, kullotat, florën dhe faunën, ujrat, përrejtë dhe lumejtë. Ekosistemi i Bjeshkëve të Veriut është një nga pasuritë më të mëdha natyrore e turistike të popullit shqiptar. Këtë ekosistem duhet ta ruajmë me çdo mjet nga projektet e nxituara, të pamenduara, të shtyra nga politikat ditore po edhe interesat e çastit”. 

“Tropoja ka qenë dhe mbetet një krahinë me rëndësi të veçantë strategjike midis Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithçka e lidh Tropojën me Kosovën, asgjë nuk e ndan prej saj. Tropoja është një trevë e jashtëzakonshme thesari kulturor kombëtar. Zoti e bekoftë këtë vend të mrekullueshëm dhe popullin e mrekullueshëm të Tropojës”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Diferenca mes fëmijës së parë dhe të dytë, flasin ekspertët: Ja sa vjet duhet të kenë…

Sa herë jeni përballur me fjalët e njerëzve direkt pas lindjes së...
Read More