Monica Bellucci, në sfilatë si një divë pa kohë…

Në pasarelën e Milanos gjatë Fashion Week të Dolce & Gabbana, Monica Belluci ka befasuar në sfilatë, si një divë pa kohë, duke u shfaqur me një fustan të zi me topa të bardhë dhe duke treguar të gjithë sharmin e saj.

Mund të themi fare mirë se ajo ishte ylli i mbëmjes. Mosha duket sikur nuk ka lënë gjurmë tek perëndesha e bukurisë.

Eva Herzigova është shfaqur me një fustan të bardhë me gurë, ndërsa ish zonja e parë e Francës, Carla Bruni, është shfaqur e gjitha me të zeza, super elegante.

Më pas surprizat kanë vazhduar në festën e ditëlindjes së Domenico Dolce (që ka festuar 60 vjetorin por që në fakt e ka pasur në 13 gusht), ku stilisti ka bashkuar të gjithë yjet në paradë, përveç tre zonjave të para edhe Cameron Dallas, Mariano Di Vaio, Ashley Graham (modelja me forma të bëshme),e shumë të tjerë.

Por vëmendjen mbi të gjithë e mori e bukura Monica…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Xhafaj reagon sërish: Shenjë e qartë e ndryshimit rrënjësor në Prokurori

  Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar sot pas zgjedhjes së...
Read More