Mos i humbisni këto video/ Nga pritja e Rames per t’i dhënë dorën Macron, tek dehja e Junker, dhe puthja e Trudeau me gruan e kryeministrit belg

Si asnjehere tjeter, Samiti i NATO-s, eshte bere virale ne mediat sociale, jo shume per nga vendimet qe u moren por per detajet e kapura nga mediat lidhur me sjelljen e liderve dhe figurave te larta te Komisionit Europian.

Fillimisht mediat shqiptare kane ironizuar nje video te kryeministrit Rama ku duket ne perpjekje per t’i dhene doren presidentit francez, Macron. Video eshte shoqeruar edhe me meme ne rrjetet sociale.

Samiti i NATO-s ne Bruksel nuk i ka ecur mbare Presidentit te Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker…(sigurisht jo per pijen)

Në një video të publikuar nga ‘Zëri i Amerikës’, Junker e kishte te vështirë të ngjiste shkallët e podiumit per te bere foton familjare. Sjellja e Junker gjithashtu me liderët e Europës, të pranishëm në Samit tërhoqi po ashtu vëmendje.

Zyra e zotit Juncker nuk pranoi të komentojë, duke përmendur shqetësimet e privatësisë.

Një tjetër video virale ne internet është edhe aio e Kryeministrit kanadez Justin Trudeau, i cili e la homologun belg me krahë hapur dhe takoi fillimisht bashkëshorten e tij.

Trudeau ishte mes liderëve të pranishëm në samitin e NATO-s në Belgjikë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kapet i kërkuari nga fisi Çapja, akuzat që rëndojnë mbi të

Një i kërkuar për trafik kokaine, anëtar i fisit Çapja është arrestuar...
Read More