Mustafa Nano: Një vajzë e bukur nuk është “tokë e xanun”

Puntata e radhës e emisionit “Provokacija” të gazetarit Mustafa Nano u nis si zakonisht me monologun e tij. Këtë herë ai foli për një nga çështjet më të nxehta të aktualitetit në vend, në lidhje me ngjarjen e ndodhur para pak ditëve në ish-Bllok ku mbeti i vrarë një person.

“Mua më ka tmerruar ajo ngjarje e para pak ditëve ku djem të fortë dhe me para u ndeshen për jetë a vdekje me njëri-tjetrin dhe e gjitha sepse dikush i hodhi një shikim të dashurës së dikujt. Kjo ngjarje është tipike e jona që të kacafytemi për një shikim a një fjalë që mund ti hidhet një vajze. Një kompliment në një drejtim të një vajze të bukur është instiktiv.

Unë vetë jam i përndjekur nga ideja se vajzat e bukura në Tiranë kanë një të dashur të fortë, të dashur me rekorde penale e biografi kriminale ose të dashur të cilët nëse nuk e kanë bërë një krim mund ta bëjnë atë me të më parë mua që hedh një vështrime të pakujdesshme.

Vajzat shqiptare janë shumë të dhëna pas këtyre djemve. Kjo është një nga gjërat më të kuptueshme sepse kudo në botë vajzat e bukura shkojnë pas njerëzve që kanë para. Paratë dhe pushtetin në Shqipëri i kanë njerëzit e fortë, gangot e rrugëve janë këta që shtien në dorë vajzat tona të bukura.

Deri në këtë pikë jemi ok por ata duan që askush tjetër të mos ua hedhë sytë dhe asnjë fjalë ndryshe plasin grushtat, madje më keq akoma nxirren armët dhe gjaku derdhet rrëke.

Hej çuna një vajzë e bukur nuk është kurrë arsye që ju ti hidhni trutë në erë njëri-tjetrit një vajzë e bukur është arsye që ju të jetoni tok me këtë vajzë tok edhe me të tjerë që duan ti hedhin kësaj të fundit një shikim a një fjalë. Sepse një vajzë e bukur nuk është “tokë e xanun”

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More