Nderimi i Gafurr Mazrekut dhe pikëpyetjet e reagimit të beftë të Ramës

Gafurr Mazreku (atentatori i Azem Hajdarit në Kuvend) është shpallur sot “Qytetar Nderi” nga këshilli bashkiak i Hasit me motivacionin “personalitet me kontribut në pushtetin vendor”.

Këshilltarët demokratë nuk morën pjesë në votim, ndërsa titulli kaloi me 13 vota.

Miratimi i titullit për Gafurr Mazrekun nuk ishte një vendim surprizë.

Propozimi i këshilltarëve socialistë kishte mbi dy javë që ndodhej në tavolinën e kryebashkiakut të Hasit.

Kreu i Bashkisë së Hasit Adem Lala tha për News24 e “BalkanWeb” se Mazreku është një nga figurat më të mira të Hasit dhe se “nuk e kupton pse duhet te debatohet figura e tij”.

Gafur Mazreku qëlloi me pistoletë në vitin 1997 në Kuvendin e Shqipërisë Azem Hajdarin. Prej ditësh opozita ka dalë kundër këtij akti, që sipas tyre bëhet me urdhër të kryeministrit Edi Rama. PD e sheh si një vrasje të dytë për Azem Hajdarin.

Madje dje Berisha deklaroi se dekorimi i atentatorit të Azem Hajdarit është hakmarrje politike primitive duke theksuar se maxhoranca i ka shpallur luftë PD-së.

Pak ditë më parë, ky propozim u kundërshtua nga PD-ja.

“Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamentit kundër Azem Hajdarit është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet”, tha deputeti i PD-së, Flamur Noka.

“Prandaj ne i bëjmë sot thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga ky vendim skandaloz që vret për herë të dytë Liderin e Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari”, vijoi Noka.

Raportohet se kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me këtë çështje tek mbledhja e grupit. Ai e ka quajtur një turp.

“Gafur Mazreku nuk duhej propozuar për Qytetar Nderi”, mësohet të jetë shprehur Rama.

“Janë bërë propozime pa na pyetur ne, nuk dimë gjë,” tha Rama, duke kritikuar këshilltarët e majtë.

Por çuditërisht sot, kryeministri i vendit, Edi Rama, që nuk lë shënim pa mbajtur sa për denoncimet e Sali Berishës e aq për lëvizjet e PD, ka habitur në mbledhjen e grupit parlamentar teksa është shprehur se Gafurr Mazreku ishte një propozim jo i mbështetur nga PS-ja dhe se vetë ai nuk dinte gjë.

“Gafur Mazreku nuk duhej propozuar për Qytetar Nderi”, mësohet të jetë shprehur Rama.

“Janë bërë propozime pa na pyetur ne, nuk dimë gjë,” tha Rama, duke kritikuar këshilltarët e majtë.

Por pyetja që shtrohet është: Kur nuk e dinte Rama propozimin e këshilltarëve të vet? Kur u propozua dy javë më parë? Kur Flamur Noka i kërkoi publikisht përmes një konference për shtyp të enjten e kaluar që të tërhiqej nga vendimi? Apo kur sot në bllok të gjithë këshilltarët e tij të majtë votuan pro propozimit?

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mjaltë, limon dhe… kjo është maska magjike që largon rrudhat poshtë syve

  Kalimi i viteve shoqërohet me rënien e flokëve, shfaqjen e njollave...
Read More