Ndërtohet skena e ngjarjes, si u masakrua me thikë 22-vjeçari në Tiranë

Një çaj i ftohtë i mbetur përgjysmë është ende mbi tavolinë. Njolla gjaku dhe shenja mbi makinë, ku Marvi Mihali, 22-vjeçari nga Tirana u masakrua me thikë pas një sherri banal.

Skena e krimit është ende e freskët dhe i ruan të gjitha provat e natës së shkuar, ku i riu nga Tirana, djalë i vetëm u përfshi në një sherr për një karikues telefoni dhe humbi jetën.

Gazetarja Klodjana Lala rindërtoi nga vendi i ngjarjes për “BalkanWeb” skenën e krimit fatal nisur edhe nga të dhënat e policisë dhe gjurmët e dukshme të gjetura në vend.

Sipas saj, pasi kanë nisur të zihen 19-vjeçari Dejvi Bitraj e ka tërhequr Marvin jashtë lokali, pranë një makine. Aty ka thirrur në ndihmë djalin e xhaxhait të tij, Eugenin i cili ka nxjerrë armën e ftohtë duke e qëlluar me thikë 22-vjeçarin. Pasi e kanë futur në kënd, në ndihmë i kanë shkuar edhe 2 shokët.

Mësohet se shkak për sherrin ka qenë një karikues telefoni. Ndërkohë një patrullë policie vijon të qëndrojë në vendin e ngjarjes.

Policia arrestoi si autor të dyshuar pak orë pas krimit 24-vjeçarin Eugen Bitraj, ndërsa si bashkëpunëtore në krim shtetasit:

– Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë;
– Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë;
– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksident me vdekje në Lushnje, makina del nga rruga dhe humb jetën drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen është verifikuar paraditen e kësaj të premteje...
Read More