Në muajin e 6-të shtatzënisë, moderatorja shqiptare i jep fund beqarisë

Prezantuesja Katerina Trungu ditën e djeshme i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me DJ-n e RTSH-së Endri Miliku me të cilin kanë 8 vite bashkë.

Katerina është 6-muajshe shtatzënë dhe ka postuar edhe një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur e veshur me një fustan elegant nusërie.

“Tring” bën të ditur se prezantuesja është në pritje të një djali.

Në dasmë ishin të ftuar familjarët e Katerinës dhe miqtë e saj më të mirë. Prezantuesja dhe partneri i saj u shpallën burrë e grua nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Katerina ka punuar prej vitesh në media, më së shumti në radio ku ka drejtuar disa emisione radiofonike.

Shkruar Nga
More from Redaksia

SHBA, një i vrarë, disa pengje nga punonjësi i pakënaqur

Një person është vrarë dhe disa të tjerë raportohet të jenë marrë...
Read More