Nevina Shtylla tregon arsyet e ndryshimit…

 

Moderatorja Nevina Shtylla ka folur për herë të parë rreth largimit të papritur nga televizioni Klan.

Pas një viti moderim të emisionit “Jo vetëm modë”, Shtylla do të jetë pjesë e moderimit të “Proçesi Sportiv” në Top Channel.

Deri më tani ajo nuk kishte folur rreth këtij largimi, por nga një pyetje në Instastory, ajo ka vendosur të shuajë kuriozitetin e publikut.

E pyetur nga një ndjekës se cili ishte motivi i këtij largimi, ajo është përgjigjur:

‘Kjo që jam sot vjen falë të tjerë faktorëve, me në krye familjen time. Kam punuar me shumë përkushtim për gjithçka dhe besoj se e kam merituar çdo ‘feedback’ pozitiv dhe mbështetjen tuaj.

“Klanit” i jam mirënjohëse për një sezon fantastik. Por në “Top Channel” mendoj se do të arrij maksimumin tim, me një investim të vazhdueshëm dhe mbi të gjitha të mirëmenduar”,- shkruan Nevina.

Shkruar Nga
More from Redaksia

E fshehta e dhuratës prej diamanti, Elvana Gjata i pranon të gjitha

Elvana Gjata e ka nisur fuqishëm verën e këtij viti. Ajo ka...
Read More