Nga trafiku i drogës te përdhunimet, VIP-at shqiptarë me probleme me ligjin

Artistët shqiptarë krahas famës dhe arritjeve në art, kanë pasur problemet e tyre me ligjin dhe drejtësinë.

Më poshtë ju rendisim disa prej ngjarjeve më të bujshme dhe incidenteve ku janë përfshirë emrat e njohur të showbiz-it shqiptar.

 

Noizy

Më i fundit që ka pasur probleme me drejtësinë është reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy. Reperi i miliona klikimeve pas sherrit të ndodhur 2 vite më parë në Prishtinë me grupin rivalë në muzikë, Babastars është dënuar nga Gjykata e Prishtinës me dy mijë euro gjobë.

Kjo nuk është hera e parë që Noizy ka probleme me rendin, një vit më parë ai u shoqërua në polici për shkak të një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku shihej duke qëlluar me armë. Vetë reperi sqaroi asokohe se shoqërimi ka ndodhur sa për të sqaruar videon. Sipas tij ishte video e vjetër e regjistruar kohë më parë dhe e shkëputur nga skenat e një videoklipi shkruan revista Bordo.

Stresi

Arkimed Lushaj është një tjetër reper që ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për problemet e tij me ligjin. Në vitin 2016 ndalimi i tij nga policia për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit bëri bujë edhe më të madhe për shkak të arratisjes së tij nga ambientet e rajonit të policisë së Tiranës.

Një ndër ngjarjet më të bujshme ka qenë edhe përplasja e reperit me regjisorin e njohur Leonard Bombaj. Në vitin 2012, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor Stresin dhe 4 miq të tij që akuzonin Bombajn për abuzim seksual me një aktore të re. Ata u dënuan për një gjobë 20 mijë euro që i kishin vendosur regjisorit në mënyrë që ky i fundit të shpëtonte nga akuzat për abuzim seksual me të miturën.

Stresi është arrestuar edhe herë të tjera nga ana e policisë. Në nëntor të vitit 2012, ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje, por edhe për kundërshtim të forcave të policisë.

Leonard Bombaj

Regjisori  shqiptar do të ishte në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave që u ngritën ndaj tij për abuzim seksual me një të mitur, aktore e “Sirea Film” Ajsi Xhaxhaj. Bombaj gjithmonë ka këmbëngulur se e gjitha ka qenë një sajesë nga ana e Xhaxhajt dhe se pafajësia e tij është e provuar ligjërisht, por kjo ngjarje e përballi Bombajn me drejtësinë shqiptare si dhe shkaktoi një fortunë të vërtetë mediatike.

Liljana Kondakçi

Këngëtarja e  e muzikës së lehtë Liliana Kondakçi u përball me drejtësinë italiane në verën e 2006-ës kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit, teksa transportonte 3.3 kilogramë kokainë në një pako.

Në mediat italiane, thuhet se përdorte emrin e koduar “mamaja” dhe “këngëtarja”, pasi kështu thirrej nga trafikantët, gjë e provuar dhe nga përgjimet e bandës.

Këngëtarja  dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti trafiku droge, të përbërë nga 20 anëtarë. Në atë kohë u lirua, pasi Kondakçi pretendonte se nuk e dinte çfarë kishte pakoja dhe ia kishin bërë dhuratë. Më vonë, drejtësia italiane e provoi se ajo ishte pjesë e grupit të trafikut, madje edhe me përgjime dhe e dënoi atë në mungesë me 2 vjet e 8 muaj burg.

Ndërkohë që u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, policia greke e arrestoi këngëtaren në Selanik, për ta ekstraduar më pas drejt Italisë. Këngëtarja  Liliana Kondakçi, për këtë ngjarje kreu dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg.

Viktor Zhusti

Një ndër aktorët më të shquar shqiptar, Viktor Zhusti në 5 janar të vitit 1998 ra në prangat e policisë greke pasi u kap me 11 kilogramë heroinë. Kjo përballje me drejtësinë greke i kushtoi aktorit 4 vjet heqje lirie. Për këtë ngjarje të rëndë, Zhusti është shprehur në një prej intervistave të dhëna “Vuajta mendjelehtësinë time”, – ndërsa tashmë e cilëson atë një kapitull i mbyllur.

Ledri Vula

Këngëtari  ka pasur probleme me drejtësinë për shkak të një sherri të ndodhur vite më parë me biznesmenin Krenar Çoçajn, të dashurin aktual të Luana Vjollcës. Përplasja mes të dyve ka ndodhur në kohën kur Ledri ishte në një lidhje me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Ronela Hajati

Këngëtarja  Ronela Hajati është shoqëruar nga policia për shkak të një ngjarjeje të ndodhur në kryeqytet në 2015-ën. Shkak për këtë janë bërë skenat e realizuara për një videoklip të këngëtares imazhet e të cilit u publikuan në rrjetet sociale dhe shkaktuan panik e debate, pasi figurantët ishin veshur dhe ngjanin me formacionet e ISIS-­it. Ajo u shpreh e habitur për procedimin penal që nisi policia e Tiranës asokohe.

Besnik Qaka

Këngëtari i grupit nga Kosova “NRG Band”, Besnik Qaka është përballur me drejtësinë në vitin 2012 pasi ndaj tij u ngrit akuza për abuzim seksual me një të mitur. Besnik Qaka akuzohet se në fund të tetorit 2008, në Prishtinë ka abuzuar seksualisht me një gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Cozman

Këngëtari Ylber Abdullahu,i njohur në art si Cozman u ndalua nga policia e Tiranës në vitin 2015, pasi u kap me 20 gr hashash, të cilën e kishte fshehur në trup. Pas një kontrolli rutinë Cozman, i cili udhëtonte me mjetin tip është shoqëruar fillmisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për verifikim dokumentacioni pasi kishte mangësi dhe për xhamat e zinj, por pas kontrollit personal iu gjet në trup një sasi narkotike e dyshuar kannabis sativa në një sasi prej rreth 20 gramësh. / Marrë nga Syri.net

Shkruar Nga
More from Redaksia

Metamorfoza e një ligjërimi televiziv!

    Nga Dr. Irena Myzeqari* Guri i hedhur nga Mustafa Nano...
Read More