Ngjarje e rëndë në Mat, nga të shtënat të vrarë dhe të plagosur…

Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Shëlli të Matit.

Mendohet se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja është regjistruar pak momente më parë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Policia dhe disa ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes. 

3 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar mesditën e kësaj të enjte në një fshat të Burrelit.

Raportimet flasin se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat e para, sipas Vizion Plus, bëhet e ditur se dy punonjës të Bashkisë së Matit po drekonin në një lokal në fshatin Shelli, ku Bashkia po investonte në shtrimin e një rruge.

Brenda në lokal, bashkë me dy punonjësit e Bashkisë ishte edhe një banor i zonës.

Autori i krimit ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me breshëri drejt tavolinës ku ishin këta persona.

Paraprakisht thuhet se punonjësit e Bashkisë në Mat ndodheshin në vendngjarje për të zgjidhur një konflikt pronësie.

Dy persona kanë vdekur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Mat. Viktimat janë punonjës të bashkisë së Matit të cilët kishin shkuar për të hapur një rrugë.

Me heret Vision Plus pershkroi dinamiken e ngjarjes.  Dy punonjës të Bashkisë së Matit po drekonin në një lokal në fshatin Shelli, ku Bashkia po investonte në shtrimin e një rruge.

Brenda në lokal, bashkë me dy punonjësit e Bashkisë ishte edhe një banor i zonës. Autori i krimit ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me breshëri drejt tavolinës ku ishin këta persona.

Paraprakisht thuhet se punonjësit e Bashkisë në Mat ndodheshin në vendngjarje për të zgjidhur një konflikt pronësie.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Maqedonia, i vetmi vend në Ballkan që ka bërë renditjen e universiteteve

Për sa i përket rajonit tonë, vetëm Maqedonia është i vetmi vend...
Read More