Njihuni me tradhtarët më të famshëm të historisë…

Kur flasim për tradhti, mendja shkon menjëherë te Bill Clinton dhe historia e tij me Monica Lewinsky.

Ka edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm që kanë mbushur faqet e gazetave me historitë e tyre polemizuese.

Më poshtë, njihuni me tradhtarët më të famshëm të historisë.

 

Pablo Picasso – Nga të gjitha të dashurat e tij, Marie-Thérèse Walter ishte e preferuara. Mbajti marrëdhënie jashtëmartesore me të për 8 vite dhe i bleu apartament përballë shtëpisë së tij.

 
 

John F. Kennedy – Lista e të dashurave me të cilat tradhtonte gruan është e gjatë. Aty gjendet edhe emri i Marilyn Monroe.

 
 

Frida Kahlo – Martesa e saj me Diego Rivera ishte katastrofë. E tradhtoi me burrë të fuqishëm si Nickolas Muray, Trotsky dhe Ignacio Aguirre. Pati marrëdhënie edhe me femra.

 

Albert Einstein – Nuk ishte besnik ndaj dy grave të tij.

 

Fernand Katoliku – Tradhtoi gruan me kushërirën e tij të parë, përveçse me gra të tjera.

 

Bill Clinton – Skandali Lewinsky që shpërtheu në vitin 1998 bëri xhiron e botës

Hugh Grant – Ishte i fejuar me Elisabeth Hurley kur u fotografua në makinën e tij me një prostitutë

Kristen Stewart – Tradhtoi Robert Pattinsonin me regjisorin e filmit për të cilin po punonte

François Hollande – Një revistë i zbuloi lidhjen sekrete me aktoren Julie Gayet, gjë që e çoi në krizë nervore zonjën e parë, Valérie Trierweiler

Princi Charles – Princi i Uellsit kishte marrëdhënie me Camilla Parker ndërkohë që ishte i martuar me Lady Diana.

Woody Allen – Tradhtoi Mia Farrow me vajzën që kishte birësuar, me të cilën është edhe sot i martuar

Tiger Woods – Në vitin 2009 u zbulua se kishte tradhtuar gruan e tij me shumë femra.

Spencer Tracy – I martuar me Louise Treadwell, mbajti një lidhje të gjatë me Katherine Hepburn, me të cilën xhiroi 9 filma.

 

Benito Mussolini – Gruaja e dinte gjithmonë se Benito kishte të dashur.

Luigji XIV i Francës – E tradhtoi shumë herë gruan e tij dhe pasi ajo vdiq, u martua me njërën nga të dashurat

Izabela II e Spanjës – Historia e njeh si nimfomane. Ka pasur shumë histori me burra të tjerë

 
 
 

Jude Law – Tradhtoi gruan me dadon e fëmijëve

 

Ashton Kutcher – U fotografua me një modele ndërkohë që ishte i martuar me Demi Moore. Pas kësaj, Moore i kërkoi divorcin

 

Marc Anthony – Tradhtoi gruan me Jennifer Lopez, me të cilën u martua më vonë.

 

Napoleon Bonaparti – Pasi gruaja e tradhtoi disa herë, nisi dhe ai ta tradhtonte.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Bebe Rexha, Projekti im i ri muzikor do të jetë me Nicki Minaj

  Këngëtarja bukuroshe me origjinë shqiptare Bebe Rexha duket se po njeh...
Read More