Nobeli në Fizikë, fitojnë tre shkencëtarë në fushën e lazerit, mes tyre edhe një grua



Nobeli i Fizikës 2018 fitohet nga Arthur Ashkin (SHBA), Gerard Mourou (Francë) dhe Donna Strickland (Kanada), për kërkimet e tyre në teknologjinë lazer që ka mundësuar krijimin e pajisjeve që përdoren në industri dhe shëndetësi, njoftoi Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Donna Strickland është gruaja e parë që merr këtë çmim që prej vitit 1963.

Ashkin, Mourou dhe Strickland kanë bërë një revolucion të vërtetë në fizikën e lazerit.

Rezultatet e tyre i kanë dhënë udhë mundësive për të studiuar mënyra të reja dhe me preçizion shumë të madh tek objektet me dimensione shumë shumë të vogla.

Aplikimet mbulojnë shumë fusha, nga materialet e reja në industri, deri tek biomjekësia.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Arabia planifikon të ndërtojë kanal detar për ta shndërruar Katarin në ishull

  Një zyrtar saudit ka konfirmuar raportet e planeve për të ndërtuar...
Read More