NRG Band zbulon më shumë për “Dashnia jeme”

Një tjetër bashkëpunim për NRG Band dhe kësaj radhe grupi ka bashkuar fuqitë me Genc Prelvukaj, duke i kënduar dashurisë së vjetër.

“Dashnia jeme” titullohet ky projekt muzikor, i cili ka ardhur mjaft ritmik dhe është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, falë mbështetjes dhe sugjerimeve të shumta nga ana e fansave.

NRG Band ka zbuluar për “Top Awards” më shumë detaje sa i përket këtij projekti muzikor dhe sigurisht planet që ka për këtë sezon veror.

Top Awards: Një bashkëpunim i goditur është cilësuar ky nga fansat, si lindi ai?

NRG Band: Ka kohë që kishim në plan të bënim një bashkëpunim me Gencin. Unë dhe Genci jemi shokë të vjetër dhe e kemi ruajtur miqësinë prej vitesh dhe ja erdhi bashkepunimi, i cili është mirëpritur mjaft mirë nga fansat, për pak ditë arriti të mbledhë miliona shikime.

Top Awards: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin?

NRG Band: Në fillim Genci kishte një demo të thjeshtë kur më tregoi, pastaj me ta dëgjuar për herë të parë më erdhën si ide këto dy fjali “oj dashni dashni e vjeter” dhe çdo gjë u ndërtua duke punuar në studio.

Top Awards: Duke qënë se jemi në sezonin e verës, përse nuk keni zgjedhur bregdetin për klipin e këngës?

NRG Band: Të them të drejtën ishte çështje e kohës. Që në fillim e dija që do na mungonin disa skena të bregdetit shqiptar. Ne si grup kemi patur edhe më herët skena të tilla.

Top Awards: Klipi është konsideruar tepër i veçantë, ku i keni gjetur aq shumë vajza dhe djem të bukur?

NRG Band: Është marrë “Blackfish Entertainment” me çdo gjë sa i përket organizimit të videoklipit. Gjatë xhirimeve kemi patur edhe befasira nga pjesëmarrësit por jemi kënaqur (qesh).

Top Awards: Një vështirësi që keni hasur në projektin “Dashnia jeme”?

NRG Band: Vështirësitë kanë qënë vetëm në plotësimin dhe azhornimit të këngës, sidomos në pjesët plotësuese të tekstit, jam detajist në tekste dhe kjo na mori kohë disa ditë.

Top Awards: Një tjetër bashkëpunim në karrierën tuaj, i cili është pritur mjaft mirë nga fansat. Po ju vetë, ku ndiheni më mirë tek bashkëpunimet apo këngët “solo” si grup?

NRG Band: Zakonisht kur jemi vetë, ndihemi më të kompletuar por bashkëpunimet janë të mira për ne sepse ne si krijues hasim në gërshetim të ideve dhe është një përvojë e mirë.

Top Awards: Do të kemi një tjetër këngë nga NRG Band këtë verë?

NRG Band: Këngë do ketë patjetër se po punojmë fuqishëm. Kemi mbledhur ide plot. Ju them fansave tanë se nuk do t’i zhgënjejmë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Si ndikon hëna tek shenjat e horoskopit

Ana jonë e pandërgjegjshme, irracionale, emocionale, zbulohet mirë edhe nga shenja hënore,...
Read More