Nusja mbretërore shkëlqen në të bardha…

Mbesa e Mbretëresës Elisabeth u martua me partnerin e saj Jack Brooksbank në një ceremoni madhështore në kështjellën, Windsor.

Ajo nuk kishte vendosur vello por vetëm një kurorë më gurë smeraldi.

Po ashtu ajo kishte preferuar një fustan të hapur në pjesën e kurrizit dhe siç e shihni në foto i duket edhe shenja e operacionit.

“Unë mendoj se duhet ndryshuar koncepti i bukurisë, duke i treguar njerëzve shenjat që kemi dhe duhet të ndihemi krenar për to”,- ka thënë në një intervistë pak kohë më parë princesha.

Në moshën 12-vjeçare Eugenie ka kryer një operacion të vështirë në shtyllën kurrizore.

Pak muaj më parë 28-vjeçarja ka treguar me krenari në profilin e saj në Instagram për të treguar grafinë e shtyllës së saj kurrizore.

***********************

Oborri mbretëror britanik ka qenë sërish në qendër të vëmendjes këtë të premte, për shkak të dasmës së mbesës së Mbretëreshës Elisabeth II, Princeshës Eugenie dhe partnerit të saj të hershëm, Jack Brooksbank, një tregtar vere, ceremoni kjo e zhvilluar në “Windsor”.

Ceremonia, sidoqoftë është shoqëruar nga ankesa për koston e saj, ndërkohë që personazhet kryesore përpiqeshin të kapnin shkëlqimin e dasmave mbretërore të mëparshme.

Dita e madhe për të nëntën në linjën e fronit britanik dhe Jack Brooksbank, një i zakonshëm me miq me gjak blu, vjen pas dasmës si në përralla të Princit Harry dhe Meghan Markle, të mbajtur në maj.

Kjo ceremoni u ndoq nga masat e adhuruesve dhe u pasua me muaj jehonë në media, me tituj gazetash dhe histori televizive në lidhje me aktoren amerikane, që me sharmin e saj pushtoi oborrin mbretëror.

Dasma e së premtes, ndoshta nuk mundi të arrinte të njëjtën lartësi, për shkak të rolit të Princeshës Eugenie në jetën publike britanike.

Familja mbretërore dhe personalitete të famshme ishin mes 850 të ftuarve në ceremoni.

Nusja u shoqërua nga babai i saj, Princi Andrew, nën sytë e gjyshes, Mbretëreshës Elisabeth II.

103837033_8918c044-66dc-4667-b168-b0f66ca825f2103836027_hi049917410103836031_hi049917558103836023_hi049917363103835519_735d5c34-d830-4fc6-acfe-21cf1652c715103835521_e2b73aae-a933-4741-9b54-f24dc218ecd3103835515_504dafd9-01bf-477e-a519-87534f869b73103835517_0cf7ee92-6317-42db-89ea-2c09816f9911103835513_gettyimages-1051947124103834938_hi049916436-1
 
4978672-6268303-image-a-28_15393266015584979098-6268303-image-a-42_15393285510844980432-6268613-Pixie_Geldof_and_George_Barnett_arrive_at_the_grounds_of_Windsor-m-11_15393339994304980722-6268613-Comedian_Jimmy_Carr_arriving_at_Windsor_castle_in_a_three_piece_-a-16_15393345249254980912-6268613-image-a-5_15393336138474981114-6268613-Tracey_Emin_arrives_for_the_wedding_of_Eugenie_and_Jack_at_Winds-m-24_15393346646294981432-6268613-Prince_Harry_s_former_girlfriend_Chelsy_Davy_arrived_with_Lady_M-m-27_15393347574564981504-6268613-Supermodel_Naomi_Campbell_makes_her_way_into_the_wedding_of_Euge-m-32_15393350048864981744-6268613-_Kiss_Kiss_singer_Holly_Vallance_makes_her_way_into_St_George_s_-a-54_15393353574294982030-6268381-image-m-67_1539335637229-14982074-6268613-image-a-61_15393357041074982302-6268381-James_Blunt_waves_as_he_walks_through_Windsor_to_the_chapel_with-a-34_15393364030474982438-6268613-Actor_Sam_Branson_showcased_blue_checkered_trousers_and_a_navy_j-m-68_15393364448264982730-6268613-Songstress_Ellie_Goulding_who_performed_Your_Song_at_Prince_Will-a-77_1539336872825103837033_8918c044-66dc-4667-b168-b0f66ca825f2103836279_hi049918137103836031_hi049917558103836027_hi049917410103836023_hi049917363103835922_hi049917262103835614_hi049917000103835521_e2b73aae-a933-4741-9b54-f24dc218ecd3103835519_735d5c34-d830-4fc6-acfe-21cf1652c715103835517_0cf7ee92-6317-42db-89ea-2c09816f9911103835515_504dafd9-01bf-477e-a519-87534f869b73103835513_gettyimages-1051947124103835097_hi049916530103834938_hi049916436-1103834933_hi049916401103834677_hi049916290103834673_hi049916219103834588_hi049916152103834584_hi049916069103834545_hi049916210103834542_hi049916060103834159_e48059d5-614e-4e02-8253-7bf249dd3d01103834155_cf3d56b6-0dbf-426c-b766-3c1fd6aa0437103834153_gettyimages-1051947124103833929_hi049915695103833872_hi049915500103833707_gettyimages-1051946258103833025_shutterstock_editorial_9927740f_huge103833704_0f27323f-ebfd-4483-81cb-ad890592bf69103833378_gettyimages-1051945938103832704_shutterstock_editorial_9927740e_huge103834938_hi049916436
 
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shtypi botëror ngre në qiell Meksikën dhe “masakron” Die Mannschaft

Pas humbjes historike kundër Meksikës në ndeshjen e parë në Botërorin 2018,...
Read More