Obituary: John McCain

John McCain ishte heroi në luftën e Vietnamit, i cili u bë një nga politikanët më të dalluar në Amerikë.

Trendi i tij i konservatorizmit të mendimit praktik shpesh e gjeti atë në përballje me aleatët e tij republikanë dhe ai ishte një kritik i ashpër i presidencës së Donald Trump.

Ai fitoi një reputacion si një njeri i negociueshëm, dikush që ishte gati për kompromise vetëm e vetëm që puna të kryhej.

Por ai dështoi të fitonte zgjedhjet presidenciale të 2008, duke u përballuar me kritika nga disa qarqe për zgjedhjen që bëri duke marrë guvernatoren e Alaskës si bashkëkandiduese për zv.President.

John Sidney McCain III u lind më 29 gusht 1936 në stacion ajror detar të Colo Solos në zonën e kanalit të Panamasë, një zonë e cila në atë  kohë kontrollohej nga USA. Shërbimin në marinë e kishte në gjak, edhe babai edhe gjyshi i tij e përfunduam karrierën e tyre në marinë si admiralë me katër yje.

Emërimet e ndryshme të babait të tij, bënë që i riu McCain të ndiqte shumë shkolla të ndryshme përpara se ai të regjistrohej në Akademinë e Marinës së Shteteve të Bashkuara në Annapolis, Maryland.

Aty ai konsolidoi një reputacion prej lidershipi, i kombinuar me një shpërfillje fine ndaj autoritetit. Tipari i fundit, ishte se ai kishte një prirje për të bërë aq sa ishte e mjaftueshme për të kaluar në lëndët që ai i shihte si të mërzitshme, kjo bëri që ai të ishte afër fundit të klasës kur u diplomua në 1958.

Ai u shpërngul në Pensacola të Floridas, i ashtuquajtur si djepi i aviacionit detar, ku pas një kursi 2-vjeçar e gjysmë, ai e mbylli me një kualifikim prej piloti dhe një reputacion i të qenurit ‘pjesërisht kafshë’.

Gjëmimi i madh

Ai nuk ishte më kompetenti i pilotëve. Teksa ishte akoma në stërvitje ai rrëzoi një aeroplan në det, e kështu atij iu vu nofka “kokëfortë, me raste dhe kavalier dhe i prirur për të testuar kufijtë”.

Pasi u regjistrua për të fluturuar me një avion Skyraider te një aeroplanmbajtëse në Mesdhe, ai fluturoi me avionin e tij përmes telave elektrikë në Spanjë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në zonën përreth.

Në 1967 ai u transferua në aeroplanmbajtësen amerikane me emrin Forrestal, e cila u angazhua në operacionin me nofkën “Gjëmimi i madh” – bombardimi i vazhdueshëm i Vietnamit të Veriut. Pas një zjarri të rënë në Forrestal, në të cilin u plagos, ai u transferua në USS Oriskany.

Më 26 tetor 1967 ai u rrëzua në tokë teksa ishte në një mision fluturimi mbi Hanoi. Aty ai u plagos rëndë- duke thyer dy krahët dhe një këmbë dhe kur ra – ai u kap nga trupat e Vietnamit të Veriut.

Atij iu refuzua çdo kërkesë, përveç kujdesit minimal mjekësor dhe u mor në pyetje nën tortura. Rrahjet dhe torturat ndaluan vetëm kur Vietnamezët e Veriut morën vesh se ai ishte djali i një admirali amerikan. Në mars të 1968, ai u vendos i vetmuar në izolim ku qëndroi aty për dy vite.

I plagosur rëndë

Kur babai i tij u bë komandanti i forcave të SHBA-ve në Vietnam, mbajtësit e tij duke ndjerë një mundësi propagande- u ofruan për ta liruar. McCain refuzoi, veçse nëse çdo i burgosur amerikan lirohej përpara tij.

Pengmarrësit e tij e rifilluan regjimin e torturave brutale deri në shkallën që McCain, i rrahur dhe duke vuajtur nga dizenteria tentoi të vetëvritej. Eventualisht ai u lirua pas pesë vitesh e gjysmë i mbajtur peng, por me dëmtime që do të zgjasnin.

Ai u kthye dhe e gjeti gruan e tij Carol, me të cilën ai ishte martuar  në 1965, të plagosur rëndë në një aksident me makinë që e kishte lënë atë të shpërfytyruar.

Një ‘magji’ në zyrën e ndërlidhjes së Marinës me senatin e SHBA-ve zgjoi një interes për politikën. Ai gjithashtu filloi të shoqërohej me një mësuese, Cindy Lou Hensley, me të cilën ai u martua në 1980 pasi gruaja e tij e parë i dha divorcin.

Lojtar i mprehtë kumari

Në 1981 ai dha dorëheqjen në marinë dhe vendosi të kandidonte për në Kongres, duke fituar një vend në Fenix, Arizona, ku vjehrri i tij i ri drejtonte një kompani shpërndarëse birre.

Ai ishte një mbështetës i fortë i presidentit të atëhershëm, Ronald Reagan, përfshirë favorizimin e një qëndrimi të ashpër ndaj Bashkimit Sovjetik dhe mbështetjen e Contras në Nikaragua.

Ai u rizgjodh në Kongres me një shumicë mbizotëruese në 1984, ku iu kërkua të shërbente në Komitetin e Shtëpisë së Influencës për punët e jashtme, e cila e rriti më tej pozitën e tij.

Në 1987, ai u fut në senat duke përfaqësuar Arizonën, duke zëvendësuar konservatorin Barry Goldwater, i cili kishte dalë në pension. Ekspertiza e tij në marinë i dha një vend në Komitetin e Senatit të Forcave të Armatosura.

Ai gjithashtu shërbeu në Komitetin e Çështjeve Indiane ku si një lojtar i mprehtë, ai çoi përpara ligje të reja që lejonin amerikanët autoktonë të gjeneronin të ardhura nga kazinotë.

McCain kishte vendosur tashmë një reputacion që nuk kishte frikë të sfidonte udhëheqjen e partisë së tij. Ai shkaktoi një turbullirë kur ai i mbështeti dy herë nominimet e presidentit Clinton për Gjykatën Supreme, duke dhënë mendimin se ata ishin njerëzit më të mirë për atë punë.

Në fillim të viteve ‘90, senatori i ri u përfshi në një skandal korrupsioni pasi ai dhe katër senatorë demokratë u akuzuan se u përpoqën të presiononin rregullatorët në emër të një donatori të fushatës i cili eventualisht bëri burg për akuzën e praktikave të korruptuara të menaxhimit.

Ai mori një paralajmërim të butë pasi një hetim zbuloi se ai “ushtroi një gjykim të dobët në marrëdhënien me rregullatorët” por që veprimet e tij nuk ishin të papërshtatshme.

Fushata e hidhur

McCain njoftoi se ai do të kandidonte për nominimin republikan për president në shtator të 1999.

Ai e pa veten si më pak të konsoliduar në krahasim me kundërshtarin e tij, guvernatorin e Teksasit George W Bush, i cili mund të mbështetej më shumë në mbështetjen – dhe paratë –  nga hierarkia e partisë.

Në atë çfarë u bë një fushatë e hidhur, Bush u tregua më i aftë të shfrytëzojë mbështetjen e Kristianëve të djathtë dhe McCain, pas një disfate të rëndë në të ashtuquajturën  super e marta, dha dorëheqjen nga gara në mars të vitit 2000.

Teksa ai tregoi mbështetje për Bushin, McCain karakteristikisht tregoi se ai nuk kishte frikë të kritikonte presidentin e ri. Ai ishte njëri nga dy senatorët republikanë që votuan kundër shkurtimit të taksave dhe gjithashtu kundërshtuan politikat e presidentit mbi kontrollin e armëve.

Megjithatë pas sulmeve të 11 shtatorit ai e mbështeti luftën e Bushit në Afganistan dhe pushtimin e Irakut, megjithëse në operacionin e fundit të ndërmarrë, ai filloi të kontestonte strategjinë e Bushit dhe politikat e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Donald Rumsfeld.

Performancat e dobëta

Në prill 2007, McCain njoftoi se ai do të kandidonte për president sërish dhe luftoi një sfidë të fortë nga kryetari i bashkisë së New York-ut Rudy Giuliani dhe guvernatori i Massachusetts Mitt Romney për nominimin republikan.

I vetëdijshëm për nevojën që kishte për të tërhequr mbështetje nga konservatorët Kristianë, ai i surprizoi të gjithë duke njoftuar se ka zgjedhur  guvernatoren e Alaskës Sarah Palin si bashkëkandidate.

Por ndërsa personaliteti i Palin si një mama që luan hokej ishte i mirëpritur nga të djathtët, votuesit e turmës filluan të vënë në pikëpyetje mungesën e eksperiencës që kishte ajo dhe një seri performancash të dobëta në intervistat televizive shkaktuan dyshime mbi besueshmërinë në fushatën e republikanëve.

I tejkaluar nga fushata e Obamës dhe duke patur mbi supe trashëgiminë e tetë viteve të presidencës së Bushit, McCain i humbi të dyja zgjedhjet si ato kolegjiale dhe ato popullore dhe Obama u fut në Shtëpinë e Bardhë.

Në mënyrë të pazakontë, marrëdhënia midis dy burrave dukej të lulëzonte pas zgjedhjeve dhe Obama shpesh u konsultua me McCain. Megjithatë senatori mbajti një qëndrim të fortë kundër planit të presidentit të ri për të stimuluar ekonominë, duke pretenduar se ishin para të shpenzuara për qëllime të kota.

Urimet më të mira

Duke u kthyer pas në Arizona, ai luftoi një betejë me një kandidat të një Partie Çaji dhe lehtazi rifitoi vendin e tij në Senat në zgjedhjet e 2010. Profili i tij në Senat qëndroi i lartë dhe prezencat e tij të rregullta në televizionet e SHBA-së e ruajtën pozitën e tij si një nga politikanët më të njohur në SHBA.

Kur republikanët filluan të zgjidhnin kandidatët e tyre presidencialë për zgjedhjet e 2016, McCain shprehu shqetësime serioze mbi përshtatshmërinë e Donald Trump për punën, dhe një herë iu referua një dhome të mbushur me mbështetës të Trumpit si të çmendur.

Marrëdhënia mes dy burrave mori një krisje më të thellë kur Trump kritikoi të kaluarën e luftës së McCain.

“Ai nuk është një hero lufte”, tha Trump. “Ai është një hero lufte sepse u kap peng? Më pëlqejnë ata që nuk u kapën”.

McCain e tërhoqi mbështetjen e tij për Trumpin në tetor 2016, ditën pasi një regjistrim i 2005 shfaqi Trumpin duke mbajtur qëndrime të pahijshme ndaj femrave dhe duke shfaqur pranueshmëri ndaj ngacmimeve seksuale.

“Kur z. Trump sulmon femrat dhe poshtëron femrat në kombin tonë dhe në shoqërinë tonë, kjo është një pikë në të cilën unë duhet të mbaj qëndrim”, -tha ai.

Megjithatë, Trump, së bashku me Obamën ishin ndër të parët që i shprehën urime të mira duke u lutur për shërim të shpejtë për McCain kur në korrik 2017, u lajmërua se ai vuante nga një tumor në kokë.

Në të njëjtin muaj – me një shenjë mbi syrin e tij të majtë pas një operimi për një mpiksje gjaku – ai dramatikisht uli gishtin e madh për poshtë për të votuar kundër një fature republikane shfuqizimi të kujdesit shëndetësor.

Presidenti shkruajti në Twitter se McCain dhe senatorët e tjerë që votuan kundër faturës, e kishin zhgënjyer popullin amerikan.

Vendosmëria e John McCain për të ndjekur kursin e tij politik, pavarësisht nga linja politike e partisë së tij, mbase shpjegon se pse ai nuk arriti kurrë postin më të lartë në politikën e SHBA-ve.

Por ai shihej si një njeri parimor, dikush që ishte i lumtur të ulej me kundërshtarët e tij politikë nëse kishte ndonjë kompromis për t’u arritur.

“Do të punoja me këdo vetëm e vetëm për ta vënë këtë vend në lëvizje sërish”,- tha njëherë ai. “Do të dëgjoj çdo ide që ofrohet me mirëbesim dhe me qëllimin për të ndihmuar t’i zgjidhim problemet tona”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Paraja nuk blen gjithçka’: Vdekja e trishtë e një miliarderi

  Matthew Mellon, një playboy miliarder, ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare. Bankieri...
Read More