OKB: Fitore domethënëse e Shqipërisë, në Komitetin e të Drejtave të Njeriut

Pas fushatës intensive nga Ambasadorja Besiana Kadare dhe stafi i saj, eksperti shqiptar Prof. Gentian Zyberi zgjidhet qysh në raundin e parë si një nga nëntë anëtarët e rinj të Komitetit

Në datën 14 qershor 2018, në OKB-Nju Jork u zhvillua takimi i 36 i Shteteve Palë në Konventën për të Drejtat Politike dhe Civile (International Covenant on Civil and political Rights – ICCPR), ku Shqipëria ka aderuar që në vitin 1992. Gjatë takimit u zhvilluan dhe zgjedhjet për nëntë anëtarët e rinj të Komitetit për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2019-2022, ku kandidonte dhe eksperti nga Shqiperia Prof. Gentian Zyberi.

Kandidatura e Prof. Zyberit ishte paraqitur nga Qeveria shqiptare në janar 2018 dhe fushata për zgjedhjen e tij u krye nga Misioni i Shqiperise prane OKB-se në Nju Jork. Perfaqesuesja e Perhershme e Shqiperise ne OKB, Ambasadorja Besiana Kadare, dhe stafi i saj kane zhvilluar nje fushate intensive gjate 4 muajve te fundit per te lobuar me te gjitha vendet anetare te OKB-se qe kane ratifikuar Konventen (gjithësej 173).

Gentian Zyberi është profesor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Oslos në Norvegji (Fakulteti i Drejtësisë) si dhe Anëtar i Gjykatës së Përhershme të Arbitrimit, në Hagë, Hollandë.

Gjatë 15 viteve të fundit, ai ka botuar dhe dhënë mësim universitete të ndryshme, nga Hollanda, në Norvegji, SHBA, Kinë dhe Shqipëri.

Ne kuader te fushates edhe Prof. Zyberi e vizitoi dy herë selinë e OKB-së për te zhvilluar takime dypalëshe me përfaqësues të vendeve pale ne Konvente dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare humanitare, ku paraqiti dhe vizionin e tij për punën e Komitetit dhe rolin e Shqiperise ne te.

Në zgjedhjet qe u zhvilluan ne 14 qershor kandidonin 17 kandidatura për 9 vende të lira dhe kandidatura e Prof. Zyberit u kualifikua që në raundin e parë me 94 vota, duke lënë pas kandidaturat e SHBA-ve, Rusisë, Holandës, Ekuadorit, Armenisë, Uruguait, Etiopisë, Namibise etj. Krahas Shqiperise ne Komitet u zgjodhen edhe keto 8 vende: Franca, Japonia, Greqia, Slovenia, Tunizia, Guyana,Kili dhe Uganda.

Eshte hera e pare qe Shqipëria zgjidhet në këtë organ prestigjioz të OKB-se per të drejtat e njeriut.

Duke folur lidhur me këtë ngjarje për gazetën “Illyria”, Ambasadorja Besjana Kadare u shpreh: “Kjo ishte një fitore e madhe për diplomacinë shqiptare shumëpalëshe dhe provë e pakundërshtueshme se me angazhim dhe punë, është e mundur që edhe një vend i vogël si Shqipëria të fitojë kundrejt vendeve shumë më të mëdha dhe të fuqishme”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Klara Buda: ‘Pëshpërimë gruaje’, ose dashuria si akt rezistence

Në panairin e librit prezantohet romani i ri i Klara Budës, “Pëshpërimë...
Read More