Otokar Cila: Çeku që pikturoi Shqipërinë e viteve ‘20

Mes shumë emrave të piktorëve të huaj që kanë trajtuar tematikën shqiptare, vend të veçantë zë edhe një çek.

Fjala është për piktorin Otokar Cila, dekoruesin e Parlamentit Shqiptar të viteve 20.

I lindur në vitin 1894 në Novo Paka, Bohemi, që prej 1913 ai kishte nisur studimet në Akademinë e arteve figurative ne Pragë, të cilat për shkak të situatës së asaj kohe i ndërpret disa herë për tu diplomuar në vitin 1925.

Menjëherë pas diplomimit, piktori ka fituar një bursë të dhënë nga Qeveria e Shqipërisë e asaj kohe, pas një konkursi ndërkombëtar ku kërkohej një piktor që do të realizonte portretin e presidentit Ahmet Zogu dhe portretet e disa figurave të tjera të larta shtetërore.

Vjen në Shqipëri në vitin 1926 dhe vendoset në Tiranë ku jeton për disa muaj.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri Otakar Cila dekoron muret e Parlamentit të Shqipërisë të asaj kohe me kuadro nga jeta e vendit.

Për të realizuar këtë punë ai udhëton nëpër Shqipëri dhe eksploron motivet e jetës shqiptare.

Në punimet e tij ai sjell peisazhe të natyrës shqiptare, portrete banorësh të veshur me kostume popullore, dhe tablo nga jeta e përditshme e shqiptarëve.

Pasi përfundon detyrën në Shqipëri ai kthehet në vendin e tij ku vijon të spikasë si piktor i portreve të personaliteteve të kohës, piktor dhe krijuesi i hartës së pullave çeke, tablove nga gjuetia, por në të njëtën kohë është edhe një qytetar i angazhuar dhe i njohur si nacionalist çek.

Kjo i kushton shtrenjtë. Pas vendosjes së komunizmit në vendin e tij, në vitin 1948, arrestohet dhe dënohet me 20 vjet burg politik. Edhe në burg, vazhdon pikturën.

Del nga burgu më 1958 dhe vijon të pikturojë deri më 1971 kur daton edhe tabloja e tij e fundit. Gjendja e tij shëndetësore nuk e lejoi më tej të pikturojë dhe pas një sëmundjeje të rëndë ndërron jetë më 28 mars 1977.

Ka të ngjarë që prej faktit se ishte i burgosur politik nga sistemi komunist çekosllovak, ai të mos jetë përmendur më në Shqipërinë e asaj kohe dhe vepra e tij, ndonëse me penelata dashurie për Shqipërinë e shqiptarët ka mbetur pothuajse e panjohur.

albmotif albmotif2 otakar otakar2 otakar3 otakar4 otakar5 otakar6 otakar7 otakar8 otakarboy otakarboy0 pastevec sea skadarwo tirane zalbanie

Shkruar Nga
More from revista mapo

Propozimi i ri për Drejtësinë: Një variant mes qeverisë dhe opozitës

Në përpjekje për t’i ndihmuar palët të mbyllin edhe hendekun e fundit,...
Read More