“Pak e keni serbin”: Pronari i hotelit kërkon falje pas skandalit me pushuesin kosovar

Publikimi i disa mesazheve të shkëmbyera midis një pushuesi nga Kosova dhe punonjësve të një hoteli në Durrës, ka shkaktuar zemërim të madhë në anën tjetër të kufirit.

Nga faqja zyrtare e këtij hoteli, pushuesit kosovar i janë dërguar disa mesazhe ofenduese pasi ai nuk rezervoi dhomën për të cilën u interesua.

“Ju jeni racë m*ti dhe racë derri – pak ua kanë bërë serbët”, ishte një prej mesazheve që i mbërriti shtetasit Leutrim B.

Për ngjarjen ka reaguar pronari i hotelit, Indrit Nuredini, i cili në një komunikim me ‘Insajderi’ e kalon përgjegjësinë te recepsionisti 17-vjeçar, të cilin thotë se e ka larguar nga puna.

Nuredini thekson se i mirëkupton reagimet nga vëllezërit kosovarë dhe për ngjarjen kërkon falje publike.

“Ne kërkojmë ndjesë publike përsëri. Atë mesazh e ka shkruar një recepsionist i hotelit, i cili është larguar menjëherë nga puna. Kjo ishte e tëra që mund të bënim, për shkak se ai është vetëm 17-vjeçar. Ne e mirëkuptojmë gjithë reagimin e bërë nga vëllëzërit tanë kosovarë, për shkak se ofendimi ka qenë shumë i rëndë. Prandaj, ju lus që të na mirëkuptoni edhe ju neve. Ai ka qenë një i mitur që nuk ka ditur se çfarë po shkruan”, është shprehur Nuredini.

Pronari i hotelit i është drejtuar me anë të një mesazhi edhe pushuesit kosovar, ku i kërkon falje për fjalët e përdorura nga stafi i tij.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten sërish, sepse turizmi në vendin tonë nuk mund të zhvillohet në këtë mënyrë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Për Ana Kareninën e ditëve tona

Nga Alda Bardhyli - Nuk ka asnjëherë një të vërtetë të vetme në...
Read More