Pamje spektakolare nga koncerti i Ermal Metës, por disa pikëpyetje mbeten

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, mbushi sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e shkuar, duke emocionuar mijëra njerëz.

Këto pamje spektakolare tregojnë se sa i zjarrtë ishte koncerti i tij.

Megjithatë, ai ka lënë pas një debat, sidomos për çështje financiare.

Një ditë pasi prezantuesi Arjan Çani tha se Notis Sfakianakis ka marrë 80 mijë euro për të kënduar në Tiranë, gazetari Klodian Tomorri thotë se kanë paguar ata që donin ta shihnin, por pikëpyetja mbetet tek pagesa e Ermal Metës.

“Te gjithe ne ndihemi shume krenar nga kengetaret shqiptare qe bejne fame dhe nderojne emrin e Shqiperise neper bote. Ata i japin shume Shqiperise. Por dikush me te drejte mund te pyese;

A nuk munden, qe qofte edhe nje here te vetme, te vijne ne Memedhe pa u kujdesur per perfitimet ekonomike? A nuk munden qofte edhe nje here te vetme, ne shenje mirenjohje te kendojne falas per bashkeatdhetaret e tyre, njerezit me te varfer te Europes?

Ky popull dhe keta njerez do vazhdojne t’i duan dhe te krenohen me ata pergjithmone, pavaresisht cdo gje. Por po ashtu edhe ato dy pyetjet me siper do te jene te drejta gjithmone, pavaresisht cdo gjeje,” shkruan ai.

Kurse këngëtari Stefi Prifti ka një tjetër pikëpyetje.

“Mendoj se, muziken e kengetarit shqiptar, rritur ne Itali – Ermal Meta, 80 % e shqiptareve nuk e kuptojne fare..! Muzike me ide te thella dhe shpesh me tema madhore, pak abstrakte dhe harmoni e stilit italian, pra.. per ata qe me kuptojne e komplikuar, por e bukur, larg shijeve te pergjithshme te shqiptareve per muziken 10 vjecarin e fundit…😉

Shumica me duken hipokrite dhe servila.

Nje tmerr, menyra si funksionojne gjerat ne kete vend! A thoni ju, se Ermali u krijua si artist para dy muajsh…! Kush e degjonte Ermal Meten para se te shkonte ne Eurovizion? Shume pak shqiptare – me besoni, se dhe vete ju qe po lexoni kete status jeni koshiente (me veten) c’fare po them…”

Gjate koncertit te Ermal Metes ne Sheshin Skenderbej (1)Gjate koncertit te Ermal Metes ne Sheshin Skenderbej (2)Gjate koncertit te Ermal Metes ne Sheshin Skenderbej (3)Gjate koncertit te Ermal Metes ne Sheshin Skenderbej (4)Gjate koncertit te Ermal Metes ne Sheshin Skenderbej (5)Gjate koncertit te Ermal Metes ne Sheshin Skenderbej (6)Gjate koncertit te Ermal Metes ne Sheshin Skenderbej (7)Gjate koncertit te Ermal Metes ne Sheshin Skenderbej (8)Gjate koncertit te Ermal Metes ne Sheshin Skenderbej (9)
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

5 fakte interesante për karakterin e femrave që të gjithë duhet t’i dinë

Femrat mund të jenë qenie shumë interesante sidomos tani që ekziston një...
Read More