Paradë yjesh në Fashion Week të Dolce & Gabbana


Në pasarelën e Milanos gjatë Fashion Week të Dolce & Gabbana, shkëlqyen mjat yje të njohur në paradën e tyre në skenë dhe jashtë saj…

Monica Belluci ka befasuar në sfilatë si një divë pa kohë, duke u shfaqur me një fustan të zi me topa të bardhë dhe duke treguar të gjithë sharmin e saj.

Eva Herzigova është shfaqur me një fustan të bardhë me gurë, ndërsa ish zonja e parë e Francës, Carla Bruni, është shfaqur e gjitha me të zeza, super elegante.

Më pas surprizat kanë vazhduar në festën e ditëlindjes së Domenico Dolce, që ka festuar 60 vjetorin, por që në fakt e ka pasur në 13 gusht.

Aty stilisti ka bashkuar të gjithë yjet në paradë, përveç tre zonjave të para edhe Cameron Dallas, Mariano Di Vaio, Ashley Graham, modelja me forma të bëshme,e shumë të tjerë.

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ja ç’do bëjë FBI, Lu vendos afat për arrestimet: S’ka darkë falas

  Në Shqipëri u prezanua sot Task Forca kundër organizatave dhe grupeve...
Read More