Parashikimi i trajnerit Ancelotti: Ja kush e fiton Botërorin



Carlo Ancelotti është një prej trajnerëve më të suksesshëm në Europë, e jo vetëm, e padyshim që parashikimet e tij për skuadrat kanë vlerë.

Brazili është ekipi favorit mendon trajneri i ri i Napolit, duke e lidhur me faktin se përveçse një sulmi të fortë, kësaj here amerikano-latinët kanë edhe një mbrojtje solide, raporton TCH.

“Brazili besoj se ka më tepër mundësi, duke qenë se trajneri i ri Tite ka ndërtuar një mbrojtje të fortë, e duke marrë në konsideratë sulmin e tyre fantastik, ky miksim i bën më favoritët”, ka deklaruar Ancelotti.

Por janë edhe dy kombëtare të cilat Ancelotti i evidenton, Belgjika e Kroacia, sipas tij janë dy ekipet që do të bëjnë diferencën.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Berisha: “Rama po lobon me segmente të opozitës për të shpëtuar Tahirin”

Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kanë nisur spekulimet nëse...
Read More