Parlamenti Europian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën



Parlamenti Europian ka votuar këtë të enjte pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Votimi konfirmon mandatin për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së.

Pas këtij hapi, Kosovës do t’i duhet edhe miratimi nga Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare.

Pas miratimit në parlamentin e Kosovës të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Komisioni Europian dha më 18 Korrik rekomandimin për liberalizimin e vizave.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Tanja Fajon, raportuesja për Kosovën, është shprehur e lumtur për këtë votim.

“Qytetarët e Kosovës një hap më afër lëvizjes pa viza në Evropë. E lumtur që kam marrë dritën e gjelbër nga Parlamenti Evropian me një shumicë për negociatat me Këshillin Evropian për liberalizim vizash për Kosovën. Përballja vazhdon me qeveritë e Bashkimit Evropian, dhe nuk do të ndalem derisa ta arrijmë”, shkruan Fajon në Twitter.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Alba Hoxha shfaqet me fustan nusërie, Albi Nako s’e ruan dot emocionin

    Lidhja mes koreografit Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha ka...
Read More