Përgjimet e vëllait të Arben Ndokës: “Pjesën e Ronës kape krejt…..”

Nga dosja e Prokurorisë që ka sjellë për herë të parë ekskluzivisht Report Tv zbardhet edhe mënyra se si vepronte mafia e tokave në zonën e Lezhës. Sipas burimeve të “Shqiptarja.com”, Prokuroria ka arritur ta zbulojë këtë veprimtari falë përgjimeve që po bëheshin për bandën e Shijakut për drogën dhe nga komunikime të anëtarëve të kësaj bande për të investuar te plazhi i “Ranës së Hedhun” kanë dalë biseda me Ndokajt që deklarohen si pronarë të kësaj zone.

Aty kanë lindur dyshime dhe ka filluar përgjimi e më pas hetimi i ish-deputetit Arben Ndoka e vëllezërve të tij. Nga përgjimet spikat një i vëllait të ish-deputetit, Gjevi Ndoka, i cili duke biseduar me një punonjës të Hipptekës shprehet “Pjesën e Ronës kape krejt, q… motrën”, çka tregon besimin që ata kishin se në Lezhë ishin zotër e mund të bënin ç’të donin.

Nga të dhënat e përftuara gjatë hetimeve për lidhjet e tyre me veprimtarinë në lidhje me narkotikët, personat sa më sipër (por jo vetëm), kanë rezultuar të kryenin edhe një sërë veprash penale si falsifikime, ndërhyrje te zyrtarët, korrupsion etj. Nga provat e paraqitura së bashku me kërkesën rezulton se Gjevi Ndoka ka qenë i punësuar si zyrtar lokal në Prefekturën Lezhë. Gjatë kësaj kohe (pas vitit 2013), ai ka krijuar lidhje si shoqërore ashtu edhe varësi hierarkike në punë me disa punonjës të zyrave në ZRVPP Lezhë. Por ai rezulton se këto lidhje i ka krijuar edhe me punonjës të ALUIZNI-t, noterë etj.

Personi në fjalë rezulton të ketë komunikuar me shumë persona të tjerë të administratës shtetërore kryesisht të ZRVPP-së Lezhë, Kurbin, në Prefekturë, ALUIZNI, noterë etj., ku nga transkriptimi i përgjimeve (dhe një sërë provash të sekuestruara më pas) kanë rezultuar të dhëna për përfshirjen e Gjevi Ndokës dhe disa personave të tjerë në falsifikimin e dokumentacionit, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin bëjnë tjetërsimin e pasurive nga shtetërore në private (kryesisht në emër të tyre apo të personave të tjerë duke përfituar në finale në mënyrë të parregullt pasurinë shtet me dokumente të falsifikuara).

BISEDAT E GJEVI NDOKES
Sipas përgjimeve të realizuara ndërmjet numrit …760 në përdorim nga Gjevi Ndoka dhe punonjësve të administratës shtetërore, ndër të tjera rezulton:
Gjevi Ndoka: A po ma shef një diçka te puna dhe po ma çon hartën…118 të Mal Shninit, ka pronë e ma ço hartën me viber… Ban një filmim.
+197: 118 numri i pasurisë?
Gjevi Ndoka: Nr. i pasurisë.
+197: Ok.Gjevi Ndoka: 1018 se harrova…
+197: Nuk ka, është shtet, është sot kullotë! A ta shoh si sipërfaqe?
Gjevi Ndoka: Ta kam çu hartën në “viber” dhe shif 2513-ën…??!!
+197: Kush e ka apo çaaa…??Gjevi Ndoka: Si ashtë…., a është shtet, … a kush e ka, si është…??
+197: …Aaaa ok….
Gjevi Ndoka: …Nuk kuptova, …mirëmëngjesi..!
+777: …Hë se shkova e i verifikova “ato” dhe 90% jashë ashtu sikurse the ti,… janë nja dy-tre lëvizje të vogla por pa “dëme”…!
Gjevi Ndoka: …I kam verifiku…, janë 100% e mos e vrit menjen…!
+777: ...Po i verifikova unë i tash prapë, … por ai Nikolla flet kështu sipas interesave…
Gjevi Ndoka: …Rri, se e di ku e ka interesin ai…! E dyta, …jam t’u fut edhe një diçka tjetër i tash… atë që të thashë mbrëmë, ta plotësojmë fiks, vetëm se kena “me luftu”…! Unë mendova që ta shpërndajmë në dy certifikata, jo nji, që të mos u duket shumë e na “hidhen me na hongër”…!
+777: ...Po takohena mbrapa e flasim…
Gjevi Ndoka: …E ke sikur ta them unë, se nuk e kam marrë prej këtyre budallëve unë, …e di unë të sigurt se prej kujt…!
+777: ...Po jo mor burrë, s’du me dit hiç, mjafton që ti “të jesh në rregull”!
Gjevi Ndoka: … edhe e dyta, mbaje afër “kët që e ka pas atë, se me kët do të punojmë”…!
+777: ... Po mirë, s’ka rëndësi…zgjidhe ti…!
Gjevi Ndoka: ... Ok. Dhe a e di se pse me “kët”?! Ta thotë shoku jot… – se ky nuk flet për këtë rast. … Se ne na duhet nji që të mos
foli…!
+777: …Cili…, kyyyy…., ky kushërini jot…???
Gjevi Ndoka: … Jo ky “tjetri”, … Armando!
+777: … Armando, … ene ai është “i shkathët, i shpejtë e k… boll…”!
Gjevi Ndoka: ... Na duhet “një k…” për kët punë…

Sipas transkriptimit të përgjimeve të numrave celularë në posedim nga Gjevi Ndoka dhe një personi i identifikuar me profesion topograf, lidhur me parcelën me nr. 540 rezulton:
+178: ... Në daç mbaje mend… në daç shënoje, … nuk e kap “kjo që kam unë përpara”, … e ka me më mxjerr hartën e 540-ës.
+760: … 540-ën?
+178: ... 540-ën… i thuj “atij” se e merr vesht ai, … e ke indeksin 4476…131 C.
Gjevi Ndoka: Po. 540-ën…, sonte a nxjerr gja… (i thotë dikujt) më jep një laps e një letër…
+178: ... S’ka problem… nesër nadia (mëngjes) ta kry gati, se punoj “këtu” unë!
Gjevi Ndoka: …540…?!
+178: … Po, është numri i pasurisë 540, është indeksi 4476, 131 C…
Gjevi Ndoka: … Prit… prit nji sekond…indeksi…?
+178: ...4476, 131 C…, edhe se më duhet për nadia, se unë po punoj… i hapi punë vedit.
Gjevi Ndoka: … Kjo do hartën e saj ëëëë…?!
+178: … Duhet, se s’e kam, … nuk e përfshin kjo këtu!

Nga transkriptimi i përgjimit ndërmjet numrit në posedim të Gjevi Ndokës dhe personave të tjerë, si përfitues i një sipërfaqe toke, note, topograf etj., rezulton:

Gjevi Ndoka: Si kalove? Dëgjo shokun tan, nesër 90% do më duhesh! Po të them unë me më ardh me më hedh një firmë! Po të them unë se më duhet një firmë e jotja… dhe po mujte më duhet edhe një certifikatë. Certifikatë familjare.
+310: Po mirë, se po e marr në Lezhë.
Gjevi Ndoka: Po mujte mirë, nesër o kur të dush, … edhe pasnesër se ta ka ba gati te noteri për firmë!+310: Nesër.
Gjevi Ndoka: Mundohu të vish pas orës 11:00 nesër, dal e t’marr unë aty e të çoj te noteri … dhe mbrapa del certifikata direkt në emër tand, e ço direkt në hipotekë.
Gjevi Ndoka: Zef, …a je te puna?
+804: Jo jam te hipoteka, po shko tash aty se i them në telefon unë, …e ka gati!
Gjevi Ndoka: Shiko ça ke me i thën, … mos t’i thotë asnjë gjë, vetëm të firmosin e të iki në punë të vetë ajo!
+804: Po do vij me gjithë gru ai…?!
Gjevi Ndoka: Po do firmosi Maksi, njëherë or burrë, …edhe mos i thuj gjë asaj…! i thuj…: …me atë tjetrën merrem unë…! Veç ta hudhi firmën, a kupton? A po ma sjellë ti?
+804: Jo, tani jam te hipoteka e vonoj 5 minuta! Të vijë më vonë…
Gjevi Ndoka: Po ka ardh prej Shkodre or burrë…!
+804: Po mirë të shkoj, …tash në telefon po ia sugjeroj asaj…
Gjevi Ndoka: Po mirë, … po i thuj vetëm të firmosi mos të japi shpjegime, … qëndro te hipoteka, kaq.
+804: Po jo mo se, … ashtu i them unë i them hajt…!
Gjevi Ndoka: Po kam fol unë me të mor vëlla, … veç të hedhi atë firmë! O Maksi “ky”?
+804: Po e kuptoj, e kuptoj. E si e ka emrin e babës kjo…?
Gjevi Ndoka: Pyete vetë, …është nusja e një shokut tonë…, i ka vdek i shoqi.
Gjevi Ndoka: ...Heeej se harrova…, a kanë mbaru punë ata atje “lart”, a jo…? Ata sipër punës tane, or burrë?
+880: …jo, tu ec janë…, jo!
+760: ...Hëëë s’kan mund ta bëjnë…! Ai i hartës, po …i hartës po.
+880: ...Ok, mirë po të mora vesh, …thashë se mos ka mbaru puna…!
Gjevi Ndoka: …Po jo mo zemër! Na duhet diçka, na duhet një konfirmim…, po hajt se flasim nga afër…!
+880: ...Hajt se do e firmosësh ti, …2 minuta!
Gjevi Ndoka: ...Takohena mbrapa.

SHTETESIMI NGA ZBULIMI i ABUZIMEVE
Nga transkriptimi i përgjimeve (si më poshtë) rezulton se personat janë vënë në dijeni se organet shtetërore kanë ardhur në dijeni të një rasti tjetërsimi të pronësisë dhe shqetësohen për këtë fakt:
Gjevi Ndoka: …Ku je, …a je me njerëz a vetëm?
068…070: …Fol…? Është me këtë “Drejtorin”…!!!…
Gjevi Ndoka: … Ça problemi vëlla…!
+070: …S’di pra gja, …kush i ka pru letrat…!
Gjevi Ndoka: ...Po si në emër të atij, na qiti punë, na fiku…!…
+070: …S’e di jo, s’e kuptoj…!
Gjevi Ndoka: …Na doli lojë me ta, or burrë, …a e di si asht ajo kontrata atëhere…!!! Si do bajm…?! Na dol lojë kjo punë, … si do manovrojmë…?!
+070: ...Unë me ta jam tu ik për Tiranë, po po munohem me i shpjegu nejsesi!
Gjevi Ndoka: …Po jooo, … mos i thuj asnji punë, …mos i thuj gjë për të!
+070: ...Po i them… kanë ken në emër të atij mor, …Zefit !!??
Gjevi Ndoka: ...Jo, jo fare, se na qet lojë!
+070: …Po s’ke ça, …s’ke ça… se si në botë! “Ky” i ka kopjet në dorë
Gjevi Ndoka: …Si i ka kopjet…?!
+070: ...Ia ka pru “ky”! Ia ka pru ky mor burrë, …ky Drejtori!
Gjevi Ndoka: …Ça kopjesh ka?!
+070: ...Krejt mor, …ça kanë ashtuuu…!

Gjevi Ndoka: …Kush ia ka dhanë?!
+070: …Nuk e di. S’e di…, … i tash e mora vesh edhe unë!
Gjevi Ndoka: …Mos na sill në “skenë” njëherë, …mbaje një herë nji ashtu…!!!
+070: ...Duhet me thonë … “s’di gja”…!
Gjevi Ndoka: …Po, … ta shohim, mos ka ba “ndonjë gabim harte” – i thuj.
+070: ... Jo mor burrë, … se më pyeti mu dhe më tha… – “kush ia ka dhanë atij”?! … Tashi unë s’po i them se s’e kam dhanë unë, … se këtë e dinë!!!
Gjevi Ndoka: …Po si do bajmë, praaaa…?!!!!
+070: …I tash të dali, … ka për t’më thanë.
Gjevi Ndoka: …Pash kryet e robve, … mos i thuj gja nji herë për mu, … mos më qit mu…!!!
+070: ...Jo mor, …s’di ça me i than mor…!?
Gjevi Ndoka: …Mos ma nxjerr i herë! Pa s’di si me i thanë…?!!! Bobooo sa lojë na doli me kët punë!
+070: ...Duhet me i thanë se, “kjo” është në emër të Zefit, e me mujt me e mbyll nji ashtu!… jo tandin … po i them, … mund të jetë ba ndonjë gabim, se ka kenë prokura për tjetër gjo, e këshu asht përmend emri jot!
Gjevi Ndoka: …Asht ba ndonjë gabim harte… – i thuj.
+070: … Do t’i them se s’ka ken në emër tand, ka kenë në emër të Zefit!!! … Se Zefi s’e merr që s’e merr vesh prej tij…!
Gjevi Ndoka: …He ç’na qiti punë…, me të ik truni!
+070: ... Edhe 800 m2, … atë të voglën, i them se është në emër të tij, ala…! Po i them… – s’di gja se ku ka gja në emër tand! Ma mirë i kështu?!
Gjevi Ndoka: …Po, i thuj se “mos ka gabim harte e ta verifikojmë të hënën”…!
+070: … Mirë, po i them pra, …se ashtuuuu…Zefi!
Gjevi Ndoka: …Mos i thuj që folëm bashkë?!
+070: …Jo, “s’ka lidhje me ty”…!
Gjevi Ndoka: ... Ma jep pak atë…që je me të…? A të mori vëllai jem nji tash në telefon?!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Aurela Gaçe publikon foton që e fshehu për shumë vite!

  Aurela Gaçe ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto...
Read More