Përplasje për Emrin e Ri apo Përplasje e Greqisë së NATO-s me Rusinë?

Nga Pirro Prifti

Anëtarësimi i shteteve ortodokse të Ballkanit, aleatë të vjetër të Rusisë në NATO, ka shqetësuar jo pak Rusinë, e cila ashtu si dhe  SHBA e Trump janë të shqetësuar nga rritja ekonomike-financiare, por dhe gjeopolitike e BE.

Nëse Trump përpiqet të forcojë NATO-n si mashë për të mbajtur zap ushtarakisht BE dhe vendet e reja që janë future në NATO dhe përpiqen të hyjnë në BE përfshi dhe Ballkanin perëndimor si vendi ynë Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe së fundmi Maqedonia, – Rusia  në pikëpamjen e frikës nga një BE e forte,  gjithashtu po përpiqet ta minojë këtë fuqizim duke përdorur miqësinë e vjetër ndaj vëllezërve të vegjël ortodoksë në Ballkan.

Një nga miqësitë e vjetra ashtë dhe ajo me Greqinë, miqësi e cila është farkëtuar që në kohën kur Rusia i dha ndihmë vendimtare arvanitasve të Greqisë së bashku me Anglinë dhe Francën për të hequr qafe zgjedhën Osmanë në luftërat e viteve 1822-1831. Kjo miqësi u vërtetua dhe tashmë së fundmi kur Kryeministrja angleze May angazhoi vende e NATO-s dhe të BE për të dënuar helmimin e ish spiunit rus me gazin Novichok, por Greqia nuk u bashkua me dënimin e përbashkët kundër Rusisë në atë kohë.

Sipas Kathemirini- Athina ka qenë veçanërisht e kujdesshme në marrëdhëniet Greko-Ruse si në rastin e helmimit me gazin Novichok të ish agjentit Scripal në Salisburg dhe Greqia nuk dëboi diplomatët rusë atëherë (https://www.scmp.com/neës/world/europe/article/2154914/greece-expel-russian-diplomats-açusing-them-meddling-macedonia).

Por, çfarë ndodhi që qeveria grek dëboi ditën e Samimit të NATO-s dy diplomat rusë dhe ndaloi të hynin në Greqi dy të tjerë?

Po ndodh një ndryshim në Greqi, për sa i përket miqësisë së vjetër  duke hedhur poshtë Rusinë që e ka ndihmuar me shekuj  duke i treguar se duan të rrinë me Trump-in në NATO sepse shohin me frikë edhe afrimin e Rusisë me Turqinë megjithëse Turqia është anëtare e NATO-s si Greqia.

Problemi i lindur pas shpërbërjes së Jugosllavisë 27 vite më parë në 1991 lindi një Republikë të re Maqedoninë e cila për arsye të kundërshtisë greke e cila pretendonte se emri Maqedoni nuk është i duhuri sepse ekziston një krahinë në Greqi e cila quhet Maqedoni. Kështu që OKB i vendosi një emër të përkohshëm FYROM (FORMER Yugosslav Republic of Macedonia), derisa të vendosej një emër përfundimtar me pëlqimin e të dy palëve. Dhe  pas 27 vjet grindje për emrin tashmë  të dy fqinjët kanë rënë dakort për emrin e ri: Maqedonia e Veriut.

Sidoqoftë pikërisht para dy ditësh në ditën e hapjes së Samitit të NATO-s në Bruxel (ku mori pjesë dhe Kryeministri i Shqipërisë e cila është e anëtarësuar në NATO) dëboi dy diplomatë rusë dhe dy diplomatë të tjerë i ndaloi të hyjnë në Greqi me akuzën e `ndërhyrjes në marrëveshjen midis Greqisë dhe Maqedonisë me qëllim që të pengojë ekspansionin e NATO-s` https://www.scmp.com/news/world/europe/article/2154914/greece-expel-russian-diplomats-açusing-them-meddling-macedonia.

Marrëveshja  e 17 qershorit, e arritur në Liqenin e Prespës  në kufirin që ndan të dy shtetet, midis Kryeministrit grek Cipras dhe atij Maqedonas Zaev për emrin e ri Maqedonia e Veriut, ka shkaktuar gëzim në BE dhe SHBA dhe shqetësim në Rusi  dhe në qarqet ekstremiste të Greqisë dhe në Maqedoni.

Kjo marrëveshje sidoqoftë duhet të ratifikohet nëpërmjet  Referendumeve përkatëse në të dy vendet, në shtator.

Në Maqedoni  u mblodhën disa qindra protestues që kundërshtuan marrëveshjen.  Partia nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE ka bërë proces penal kundër Zaev duke e akuzuar atë për abuzim me detyrën dhe `tradhti kombëtare`, po kështu dhe kundër Kryetarit të Parlamentit maqedonas Talat Xhaferri dhe ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov. Madje edhe Presidenti ivanov i njohur si nacionalist ka kundërshtuar Marrëveshjen https://www.rferl.org/a/skopje-protests-macedonia-greece-name-change-ceremony/29293965.html.

E njëjta gjë ndodhi edhe në nga nacionalistët ekstremistë në Greqi, ku  deputeti i `Agimit të Arte` madje kërkoi të bëhet nga ushtria një grusht shteti dhe arrestimin e Cipras për `tradhti kombëtare`. Sigurisht që deputeti ekstremist u arrestua. Gjithashtu dhe partia e vogël  nacionaliste e djathtë që është në koalicion me SYRIZA të Cipras kundërshtoi marrëveshjen, ndërsa media ruse ka nxitur idenë e kryetarit të partisë populiste të re Dimitris Kamnenos i cili kërkon të bllokojë marrëveshjen në Parlament.

Për këtë shkak më shumë se 100.000 grekë protestuan në Athinë kundër çdo kompromisi për emrin me Maqedoninë. Kësaj proteste i ishte bashkuar dhe kompozitori Mikis Teodorakis i cili shkruajti  dhjetëra fraza për filmat  `Zorba` dhe `Serpico`. Kompozitori u tha demonstruesve që ai përkrahte bërjen e Referendumit https://ëëë.irishtimes.com/neës/ëorld/europe/greek-protesters-reject-potential-açord-on-macedonia-s-name-1.3379749.

Dëbimi i 2 diplomatëve rusë dhe ndalimi i dy të tjerëve të hynin në Greqi, u argumentua me ndërhyrjen në punët e brendshme të Greqisë nga ana e qeverisë greke. Sipas Kathimirini, diplomatët rusë kanë ndërhyrë nëpërmjet një organizate kristiane-ortodokse me emrin `Shoqata imperiale Orthodokse e Palestinës`, -në Malin e Shenjtë tek murgjit ortodoksë për të nxitur dhe afruar lidhjet me Rusinë Orthodokse. Po Kathimirini  akuzon Rusinë se ajo ka nxitur demonstratat në Shkup dhe Selanik duke nxitur  dhe dhënies ryshfet drejtuesve të Kishave Orthodokse respektive. Athina i akuzoi diplomatët për `orvatje për të mbledhur dhe shpërndarë informacion si dhe dhënie ryshfeti zyrtarëve të qeverisë. Këto aktivitete ilegale minojnë  sigurinë kombëtare` https://ëëë.scmp.com/neës/ëorld/europe/article/2154914/greece-expel-russian-diplomats-açusing-them-meddling-macedonia.

Qeveria ruse sigurisht do të marrë kundër masat tip `pasqyrë`, duke dëbuar dy Diplomatë grekë. Megjithatë Sergei Zhitenev, kryetari i zyrës në Moskë të `Shoqatës imperile Orthodokse Palestineze`, mohoi që `kjo shoqatë të jetë përfshirë në aktivitete të tilla`,  siç pretendon qeveria greke.

Rusia akuzohet gjithashtu nga Perëndimi se është përfshirë në luftën për influencë kundër BE në rregjionin e Ballkanit dhe ka qenë akuzuar nga NATO për të ashtu quajturin grusht shteti të dështuar edhe në Mal të Zi i cili dihet se hyri në NATO vitin e kaluar https://www.irishtimes.com/news/world/europe/greece-expels-russian-diplomats-over-macedonia-roë-1.3561731.

I vetmi zë ndryshe ishte ai i ish-drejtuesit të Komitetit për Politikën e jashtme  për çështjet europianë dhe kooperimin ndërkombëtar z. Creyelman deklaroi se: `Greqia deri tani ka qenë kundërshtuese për të dënuar Rusinë për çdo gjë që po ndodh në botë (?!) Tani Greqia po përpiqet të afrohet me Trump i cili ishte sot duke kritikuar faktin se Gjermania  varet nga burimet energjetike nga Rusia. Më fund po ndodh kjo që po ndodh. Duke demonizuar Rusinë dhe duke i mbajtur sanksionet ndaj saj akoma, në fund të fundit (BE) do të jetë e varur nga SHBA`.

Ai gjithashtu theksoi se SHBA është duke u përpjekur  për të mbledhur.. `sa më shumë shtete  të përfshirë`.. që duhet të lexohet:  para, dhe amerikanë (pra armatime)- prej partnerëve të NATO-s. https://sputnikneës.com/europe/201807111066246380-russian-diplomats-expulsion-greece/.

Kjo përplasje e parë midis dy shteteve që kanë miqësi të vjetër tre shekullore, do të thotë se Greqia pavarësisht lidhjeve të vjetra tradicionale e fetare kërkon tashmë SHBA me të cilën nuk i ka patur marrëdhëniet e mira që pas vizitës së dikurshme të Presidentit Klinton dhe largimit të bazave amerikane nga Greqia.

Sot Greqia sheh NATO-n  dhe SHBA si siguri kundër Turqisë së fuqishme, por edhe ndaj Gjermanisë e cila e ka shtrënguar të paguajë borxhet  e papaguara ndaj BE. Këtë afrim Greqia e sheh si mundësi për tu shkëputur edhe nga influenca financiare e Merkel-it.

Këto lëshime dhe marrëveshje, për të treguar se është besnike ndaj Trump-it dhe NATO-s, Greqia mesa duket po e tregon këto ditë duke larguar Diplomatët rusë.

Te jetë kjo një pikë kthese për Greqinë, ndaj Rusisë dhe ndaj fqinjëve të saj Maqedonisë dhe Shqipërisë? Të shohim…

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Rudina Hajdari, jo vetëm si vajza e Azemit

Rrëfimi interesant i bijës së liderit të Lëvizjes Studentore dhe kryetar i...
Read More