Përplasje për oligarkët, PS: Basha gjobë kompanive, PD: Sulme me të pavërteta

“Strategjia që Lulzim Basha përdor është e qartë: sulmo sipërmarrësit për të vjelë taksën e kunatit. Kur nevojiten më shumë para, Lulzimi i sulmon me emër dhe mbiemër”.

Prej ditësh socialistët shprehen se po presin përgjigje nga Lulzim Basha për atë që mazhoranca e cilëson si skemën e gjobëvënies së kryeopozitarit, përmes së cilës ai akuzohet se kërkon më shumë para nga kompanitë e mëdha në vend, me qëllim që të mos u përmend emrat. “Strategjia që Lulzim Basha përdor është e qartë: sulmo sipërmarrësit për të vjelë taksën e kunatit. Kur nevojiten më shumë para, Lulzimi i sulmon me emër dhe mbiemër”, tha Spiropali. Pas rastit të kompanisë “Gener 2”, deputetja socialiste Elisa Spiropali tregoi një tjetër kompani të njohur, “Kastratin”, pronari i së cilës quhet si oligark nga Lulzim Basha, por rezulton se bashkëpunon me kompanitë e kunatit të kryedemokratit. “Kunati ka përfituar pothuajse 100 milionë lekë nga 3 kompani të zotëruara prej grupit “Kastrati”. Firmat e kunatit përfitojnë prej 10 vitesh një taksë të përvitshme prej këtij grupi. Përse kur Shefqet Kastrati paguan me qindra milionë lekë për kunatin është sipërmarrës i ndershëm, dhe kur kryen punë publike qenka oligark i inkriminuar?”, deklaroi Spiropali. Sipas socialistëve, tashmë edhe në Partinë Demokratike e kanë kuptuar se kryedemokrati nuk është i interesuar te problemet e qytetarëve, por që t’u bëjë presion kompanive të hedhin më shumë para në kompanitë e familjarëve të tij.

Reagimi i PD: Spiropali mbron pasurinë e saj

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, deklaroi dje se “Elisa Spiropali iu shtua listës së shërbëtoreve të oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale”. Përgjigjja e PD-së ishte e tillë: “Është fakt i njohur botërisht se Elisa Spiropali u bë deputete pasi u publikuan të dhëna se e shfrytëzoi postin në dogana për të vënë 5 milionë euro pasuri të paligjshme. Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma asnjë shpjegim se më çfarë parash ka blerë një makinë luksoze, që kushton rreth 100 mijë euro. Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma shpjegim sesi e ka blerë familja e saj apartamentin luksoz buzë Lungomares në Vlorë. Elisa Spiropali bën shërbëtoren e Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, për të mbrojtur pasurinë e saj të paligjshme dhe pozicionin e bashkëshortit të saj si anëtar i bordit të shoqërisë shtetërore “Albgaz”, që menaxhon interesa miliona eurosh në fushën e gazit”. Sipas PD-së, Spiropali nuk është e vetmja që nuk do e kalonte vettingun politik.

Bushati shiti tokën e “sarajeve”

“Ervin Bushati, një shërbëtor tjetër i oborrit të familjes së Edi Ramës, ka një perandori për të mbrojtur me sulmet e pavërteta kundër opozitës. Familja e Ervin Bushatit i ka shitur Linda Ramës, tokën ku Edi Rama ka ndërtuar sarajet luksoze në Surrel. Me dy kontrata të veçanta vjehrra e Ervin Bushatit i ka shitur Linda Ramës tokën me çmim qesharak. Ervin Bushati sillet si mercenar i Edi Ramës, sepse do të mbrojë pasurinë që i buron nga kompania e tij e ndërtimit dhe nga aksionet në bankën Credins. Është pasuria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij milionerë, si Elisa Spiropali, Ervin Bushati dhe Klotilda Bushka kundërshtojë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta”, u shpreh deputetja Pampuri.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Sa ndryshe nga Edi Rama është Lulzim Basha

Nga Fitim Zekthi* Duke qenë se për të djathtën qeveria nënkupton një...
Read More