Pesë moderatoret BIO të ekranit shqiptar

 

Ekrani nuk i pëlqen të gjithë ama të gjithë duan t’i pëlqejnë atij….

Në një kohë kur tashmë është më e lehtë se kurrë për të korrigjuar atë çka natyra nuk e bëri siç do të donim; vajza e djem të njohur ose jo cdo ditë e më shumë po mbajnë frymën drejt klinikave apo qëndrave esetetike për të korrigjuar ‘gabimin’ e natyrës. Duket se më ‘të infektuarit’ nga ky trend i kohëve të fundit janë emrat e ekranit, të  cilët të ndikuar nga jeta publike, fama, prozhektorët e studios që për dreq shpesh të nxjerrin në pah edhe defektet më të imëta, kanë ndërhyrë në pjesë të ndryshme të trupit. E megjithatë ‘presionin’ e ekranit ka disa prej vajzave të njohura të ekranit shqiptar, të cilat nuk e kanë ndjerë fare; ose le ta pranojmë se ato janë aq perfekte ndaj një ndërhyrje sado e vogël në portretin e tyre do të ishte mëkat. Bordo ju sjell 5 vajzat e famshme të ekranit shqiptar të cilat janë krejtësisht BIO…

 

Xhemi Shehu: Një portret aq perfekt sa ai i moderatores së Portokalli nuk do të kishte doktor bisturie që ta merrte përsipër edhe nëse Xhemi do t’i lutej. Bukuroshes së Top Channel do t’i duhet të falenderojë prindërit e nënën natyrë sepse me siguri nuk do t’i duhet asnjëherë të kalojë pranë ndonjë klinike të tillë. E megjithatë natyra është treguar tejet bujare me Xhemin, pasi ajo është po aq e bukur edhe brenda duke u kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun…

Arbana Osmani: Mesa duket është ‘fati’ i shoqeve të ngushta që kirurgun e bisturisë ta mbajnë larg. Arbana, një ndër emrat më të vjetër në Top Channel, të cilën e kemi parë të rritet në atë ekran, nëse do të kishte ndërhyrë sado pak në portretin apo trupin e saj e siguri do ta kishim vënë re lehtësisht, pro ajo ka zgjedhur të mos i injektojë asgjë ‘të huaj’ trupit të saj, zgjedhje kjo që duket se ka bërë që moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” të duket përherë e freskët me buzëqeshjen që e karakterizon.

Eva Murati: E dini që idenë e këtij shkrimi na e ‘ndezën’ pikërisht disa foto të Evës në Instagram? Është kaq e freskët e kaq Bio sa na ‘detyroi’ t’i bënim ‘zoom’ fotove herë pas here për të parë mos ka bërë diçka sado të vockël. Por, jo bukuroshja e sportit është ashtu siç e ka bërë natyra dhe për këtë ka të drejtë të krenohet.

 

Jonida Vokshi: Ju duket dhe juve se Jonida e ka ngjitëse atë buzëqeshjen?! Moderatorja e Digitalb numëron më shumë se 15 vite në ekran, ama vështirë se mund të gjesh ndonjë ndryshim në portretin e saj në daljet e para dhe sot. Ndërhyrje në fytyrë bukuroshja Vokshi, jo e jo që nuk ka bërë, por ajo edhe vetullat i ka lënë krejtësisht natyrale dhe nëse nuk do njihnim do të vinim bast që ajo nuk është më shumë se 17 vjeç.

Ilda Bejleri: Gazetarja e Super Sport është një ndër emrat më të pëlqyer ndër vajzat e bukura të programeve të sportit. Simpatizantët e Ildës për shkak të natyrës që kanë programet që ajo moderon janë më së shumti meshkuj, por jo vetëm. Format seksi dhe portretin e bukur të Bejlerit kushdo do ta lakmonte, aq më tepër që ajo është ashtu siç është sepse ashtu ka dashur nëna natyrë. Moderatorja  nuk ka prekur asgjë në portretin e saj duke qenë krejtësisht Bio. / Bordo

Shkruar Nga
More from Redaksia

Osteoporoza: Si hetohet sëmundja dhe ushqimet aleate të kockave

    Shpesh shenja e parë e osteoporozës është fraktura/thyerja e kockës....
Read More