Policia e Michigan shpëton 123 fëmijë, ishin të rrëmbyer

Autoritetet e Detroit, në SHBA, kanë gjetur dhe shpëtuar 123 fëmijë të zhdukur, disa prej të cilëve ishin rrëmbyer për trafik seksual.

Minorenët, të zhdukur prej disa muajsh, janë shpëtuar pas një operacioni që u zhvillua në 26 shtator, por vetëm sot është shpërndarë lajmi për të mos kompromentuar hetimet.

Operacioni i US Marshals është bërë në kontenë e Wayne Country dhe objektivi ishte të lokalizonin 301 minorenët e zhdukur.

Pasi kanë shpëtuar 123 fëmijë, autoritetet i kanë pyetur të gjithë për të verifikuar kushtet e tyre shëndetësore dhe motivet se përse ishin rrëmbyer.

Sipas raportimit zyrtar të Marshals, asnjë nga fëmijët nuk ka qenë viktimë e përdhunimit seksual, por tre prej tyre ishin rrëmbyer pikërisht për të qenë pjesë e tregtisë së seksit.

Të gjithë fëmijët ishin në kushte të mira shëndetësore, përveç njërit që kishte tre ditë pa ngrënë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Gjatë marrjes në pyetje të fëmijëve, autoritetet kanë arritur të marrin informacione edhe për fëmijët e zhdukur në Texas dhe një në Minnesota.

‘Mesazhi për fëmijët e zhdukur dhe familjet e tyre-shpjegon në një njoftim U.S Marshals- është që nuk do të reshtim kurrë së kërkuari”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hyjnë në fuqi tarifat më të fundit amerikane mbi Kinën

  Të hënën ka filluar aplikimi i valës së re të sanksioneve...
Read More