Policia nis aksionin: Kjo është sfida e vërtetë e shoferëve në Tiranë ndaj bëni kujdes

Kjo është një sfidë për shoferët, që të dinë se kur jepet përparësia për një mjet.

Me këtë synim, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një aksion.

“Jo vetëm këmbësorët nuk respektohen nga mjetet, por edhe mjetet nuk i japin përparësi mjeteve, duke mosrespektuar normat e sjelljes dhe sinjalizimin rrugor vertikal, shkelje të cilat janë shkaku kryesor i aksidenteve rrugore me dëme materiale dhe jo vetëm.

Duke marrë shkas nga fakti që në disa kryqëzime të kryeqytetit drejtuesit emjeteve “injorojnë” sinjalizimin rrugor vertikal, duke krijuar trafik të rënduar dhe konfuzion në rrymat e trafikut, shkelje të cilat herë pas here, gjenerojnë në konflikte fizike dhe aksidente rrugore, Policia Rrugore e kryeqytetit monitoroi disa nga kryqëzimet më problematike dhe për rreth dy orë, konstatoi dhe procedoi administrativisht 64 drejtues mjetesh, të cilët u verifikuan nga efektivët e rrugores, në shkelje të normave të sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar,” thuhet në njoftim.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Nishani: Nuk jemi popull trafikant, por Rama na nxiu faqen…

Ish-Presidenti Bujar Nishani, shprehet se, platforma qeveritare e kanabizimit të vendit përveçse...
Read More