Presidenti Meta takon Papa Françeskun: Do të ruajmë dhe promovojmë harmoninë fetare!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u prit gjatë ditës së sotme në një audiencë të posaçme nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Selisë së Shenjtë në rimëkëmbjen shpirtërore e sociale të komunitetit katolik dhe popullit shqiptar, veçanërisht pas daljes së vendit nga izolimi i gjatë komunist dhe vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta e falënderoi Papa Françeskun, për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës shpirtëror të kombit shqiptar, Nënë Terezës, përmes shenjtërimit të saj.

Duke shprehur mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku ka treguar për popullin shqiptar, Presidenti Meta, e siguroi Atin e Shenjtë për vokacionin e qartë e të pandryshuar evropian të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe vendosmërinë e tyre për të ecur në rrugën e integrimit evropian.

‘Shenjtërimi i Nënë Terezës, si dhe lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare dhe emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal Nderi në Vatikan, na bëjnë krenarë ne shqiptarët dhe na japin më shumë besim e forcë për ta ruajtur e promovuar me vendosmëri e përkushtim bashkëjetesën e harmoninë shembullore ndërfetare e kanonike’ – nënvizoi Presidenti Meta.

Pas takimit koke me koke dhe mesazheve shume te rendesishme qe shkembyen mes tyre, presidenti i vendit, Ilir Meta ka shkembyer dhurata me Atin e Shenjte, Papa Franceskun.

Dhurata qe Meta zgjodhi t’i bente Papes, eshte ikona e Shën Marisë, ‘Puthja e ëmbël’, qe paraqet Shën Marinë dhe Fëmijën e saj, në pozicion të dashurisë së natyrshme ndërmjet Nënës dhe Fëmijës. Krishti mban në dorë një pergamen të mbështjellë, që është simboli i Ungjijve dhe me dorën tjetër përkedhël Nënën e Tij.

Nderkohe, Papa zgjodhi nje dhurate po me simbolike shume te vecante per ti dhene Presidentit te Shqiperise.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ambasadori Graf: Ndryshimet e shpeshta fiskale i largojnë investitorët zviceranë

Intervistë e Ambasadorit të Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf: Do të doja...
Read More