Prindër, ja sa orë duhet të flenë fëmijët sipas secilës moshë

Gjumi ka një rëndësi të veçantë në shendetin e fëmijës ndaj gjithmonë duhet të kujdeseni në mënyrë që ato të shtrihen sa më shpejt në shtrat. Prindërit janë gjithmonë përgjegjës për orarin e gjumit të fëmijëve të tyre, pasi janë ato që kanë një rol të rëndësishëm në kordinimin e orarit të fëmijëve. Studimet e fundit tregojnë se bebet, fëmijët, adoleshentët kanë më shumë nevojë për gjumë sesa të rriturit.

Ndonëse koha momentale që iu rekomandohet të rriturve për të fjetur është mes shtatë dhe nëntë orëve brenda nate, fëmijët që janë duke u rritur duhet të flenë më shumë në mënyrë që ta ndihmojnë zhvillimin e tyre mendor dhe fizik, raporton Living. Më poshtë e keni listën se sa orë gjumë duhet t’i bëjnë fëmijët varësisht nga mosha që kanë, dhe kështu do ta dini përafërsisht kur t’i vini në gjumë ata.

Fëmijët 2 vjeç

Duhet të flenë 1 orë e 30 minuta gjatë ditës dhe 11 orë e 30 minuta gjatë natës.

Fëmijët 3 vjeç

Duhet të flenë deri në 45 minuta gjatë ditës, dhe 11 orë e 30 minuta deri në 12 orë brenda nate.

Fëmijët 4 vjeç

Këta nuk kanë nevojë për të fjetur gjatë ditës, por gjatë natës duhet të flenë 11 orë e 30 minuta.

Fëmijët 5 vjeç

Rekomandohet të flenë 11 orë çdo natë.

Fëmijët 6 vjeç

Në moshën 6-vjeçare, fëmijët duhet të flenë 10 orë e 45 minuta.

Fëmijët 7 vjeç

10 orë e 30 minuta është ideale për shtatëvjeçarët.

Fëmijët 8 vjeç

Siç sugjerojnë ekspertët, këta duhet të flenë 10 orë e 15 minuta.

Fëmijët 9 vjeç

Në moshën nëntë, fëmijët duhet të flenë 10 orë.

Fëmijët 10 vjeç

Posa fëmija të arrij numrin dyfishorë të moshës, kërkesa e tyre e gjumit është 9 orë e 45 minuta.

Fëmijët 11 vjeç

Këta duhet të flenë 9 orë e 30 minuta.

Fëmijët 12 vjeç

Në moshën 12, fëmijët duhet të flenë 9 orë e 15 minuta.

Fëmijët 13 vjeç

Në moshën e adoleshencës, fëmijët mjaftohen me 9 orë e 15 minuta.

Fëmijët 14, 15 dhe 16 vjeç

Këta duhet të flenë 9 orë brenda nate.

Fëmijët 17-vjeçarë

Këtyre iu rekomandohet 8-10 orë gjumë brenda nate.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Industria e shërbimeve turistike ende nuk ekziston, jo më, të gjobitet

Nga Besart Kadia Turistët e parë mund të quhen senatorët romakë që...
Read More