Producenti botëror ‘ngacmon’ Era Istrefin, si i përgjigjet ajo…

 

Gjatë ditëve të fundit këngëtarja me famë botërore tashmë Era Istrefi, nodhet në Xhamajka, ku po punon për regjistrimet e klipit të këngës së saj më të re, ‘Prisoners’.

Ajo ka vendosur të ndajë një foto për fansat e saj në ‘Instagram’.

E sfotografuar sipër një makine, e veshur me një palë pantallona të hapura në pjesën anësore dhe që të krijojnë përshtypjen se nuk ka veshur mbathje.

Por Era shfaqet shumë provokuese edhe në pjesën e sipërme me një palë reçipeta transparente. Në listën e shumtë të komenteve, vihet re komenti i artistit me famë botërore, Diplo i cili e pyet nëse do jetë në Xhamajkë për pak kohë.

Siç dhe e dini, producenti i njohur botëror Diplo, ka qëndruar pas këngës “Live it up”, e cila është edhe kënga zyrtare e Kampionatit Botëror të Futbollit, Rusi 2018 dhe ka qenë pikërisht kjo këngë që e ka njohur Diplo-n me këngëtaren tonë, Era Istrefi.

Komenti i tij në foton e Erës ka marrë shumë pëlqime dhe reagime ndaj fansat, por nuk mund të mos reagonte edhe vetë Era.

Ajo i thotë Diplos që nuk do të qëndrojë gjatë në Xhamajkë, por do të kthehet sërish.

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Shkaktarët e kancerit?! Studimi: Ndikon mënyra e jetesës

Pavarësisht kërkimeve, ende sot shkaktari kryesor i kancerit nuk është zbuluar, por...
Read More