Projektligji për Teatrin Kombëtar/ Maks Velo: Jo teatër me lekët e privatit!

Shkrimtari dhe arkitekti Maks Velo në emisionin “Studio e Hapur” në ‘News24’ deklaroi se, Teatri i ri nuk mund të ndërtohet me paratë e privatit se ndryshe do të quhej, jo Kombëtar, por “Teatri Fusha”.

“Ai mund të restaurohet, edhe të qëndronte është një vlerë e madhe. Nuk mundet të ndërtosh ti teatër me paratë e privatit. Sepse ai më nuk është Teatri Kombëtar, por atje të shkruhet “Teatri Fusha” sepse ka teatre private në botë me Broduej.

Ai nuk është më Teatër Kombëtar, sepse edhe një shtet ka disa simbole është himni, kryeministria, ministritë, një stadium dhe një teatër. Kjo është në simbolet e shtetit. Nuk është se është një gjë e diskutueshme”,- u shpreh ai në intervistë.

Maks Velo ka treguar vlerat e Teatrit Kombëtar. Godina e Teatrit nuk duhet shembur dhe se evidentohen katër probleme.

Sipas tij, problemi i parë është i tokës, problemi i dytë është i teatrit, problemi i tretë është trashëgimia dhe i katërti projekti.

“Shpesh, mundohen t’i ngatërrojnë këto të katërta, ndonëse ato janë probleme veç e veç. Për mua, ajo tokë i duhej dhuruar Teatrit, për faktin se për kaq vjet, aty është zhvilluar një aktivitet i madh, janë krijuar institucione.

Gjërat është si ti gjykosh. Çdo gjë mund ta shembësh e shembim kryeministrinë e bëjmë një 10-katësh. Shembim komitetin qendror e shembim, bile u bë një projekt atëherë. Kështu nuk është kjo logjika, ajo ka vlera në ansamblin italian duke filluar nga materniteti, banka, teatri, Dajti, Kryeministria, akademia, universiteti.

E shembem stadiumin. Rama thotë është shumë ë mirë, por ajo është një gjë kaq gjigande, kaq e madhe, kaq e frikshme saqë po merr pjesë që tani mbi bulevard i ka ardhur kaq afër kolonave. Nuk ka më shtat”,- tha Velo.

Duke u ndalur tek projekti për Teatrin, Maks Velo tha se ai ka disa defekte, ndërsa theksoi se salla e projektuar nuk është për skena teatri.

“Projekti ka disa defekte. Ai nuk merr parasysh sheshin para teatrit. Në çdo vend të botë, Teatri ka një shesh, i cili është i rëndësishëm. Sheshi është një eveniment, kurse ky i kthen shpinën. Si mund të pranosh një mur betoni.

Së dyti, Rama gjithmonë ka bërë konkurse ndërkombëtare. Pse këtë radhë nuk e bëri? Së treti, ai kur erdhi ndoqi rregullin që studiot që sillnin projektin sillnin album. Pra nuk ka një program pune. Pra ky arkitekti i huaj”,- u shpreh ai.

Arkitekti dhe shkrimtari Maks Velo i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që të heqin dorë nga prishja e Teatrit Kombëtar.

Nga “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, i është drejtuar kreut të Qeverisë dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se “të gjithë bëjmë gabime”.

Vasili: Artistët kërkojnë tërheqjen e qeverisë nga projketiligji dhe pastaj rinegocimin e grupeve të interest me artistët, qytetarët, arkitektët etj. Ju mendoni që mund të ketë realisht tërheqje nga qeveria apo është një çështje e mbyllur ky projekt.

Velo: Unë do të dëshiroja të kishte një tërheqje. Nëse do kishte një tërheqje, do ta rriste emrin e Ramës dhe Veliajt. Nëse jo do dëmtoheshin. Të gjithë kemi momente debolese, njerëzit do e vlerësonin. Dmth të gjithë bëjmë gabime. Unë do dëshiroja të ishte ashtu, që ai të tërhiqej. Një nga gabimet që tha kryebashkiaku ishte kjo; ‘A mundet që një kryeqytet të lejojë që të shkojë dëm ky aset?’ Unë do i thoja Erionit që; ‘Ti nuk je kryebashkiaku i fundit.

Do duhet të lejosh që të kenë dhe ata të tjerët asete. Po ata ku do venë, në Vorë?’. Kjo është e keqja. Të gjithë shtetet e zhvilluara nuk bëjnë këtë politikë. Lihet në anën e profesionistëve jo tek politika. Këtu e vendos politika. Këtu është gabimi. Tirana e 20 viteve më pas mos kujto Eni se janë të lehta ndryshimet e kombeve, janë të gjata. Lindja e Mesme nuk bëhet dot. Është shumë e vështirë që të bësh popuj. Tirana nuk është godina, por janë njerëzit”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rushen Golemi, kirurgia me shpirt të lirë, tani lutet për ne nga parajsa!

  Rushen Golemi u nda nga jeta dje, në një ditë plot...
Read More