Prokuroria dhe Policia: Shoferi i Xhafajt u vetëvra. Berisha hedh dyshime të forta…

Ministria e Brendshme ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se punonjësi i Gardës së Republikës i gjetur i vdekur është shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Garda e Republikës – Njoftim për media

Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Shkëlzen Qordja, 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Në një kohë që të shumta janë pikëpyetjet pse u vetëvra mëngjesin e sotëm njëri nga shoferët e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, zëdhënësi i ministrit të Brendshëm, Ardi Bita hedh çdo dyshim për pezullimin e tij nga detyra.

Gazetarja Klodiana Lala konfirmon për “BalkanWeb” se ka kontaktuar me të dhe i është konfirmuar se nuk ka asnjë urdhër për pezullimin e 31-vjeçarit Shkëlzen Qordja nga detyra.

Lala sqaroi se do të jetë ekspertiza ajo që do të tregojë nëse flitet për vrasje apo vetëvrasje. Pritet të sqarohet se i kujt ishte mjeti brenda të cilit u gjet i vrarë, i ministrisë apo makina e tij personale? Kur hyri Qordja brenda ambienteve të Gardës dhe kur u konstatua i pajetë?

Brenda ambienteve të Gardës për t’i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve ka mbërritur edhe prokurori i Tiranës, Albert Demireli që po heton për rastin.

NJOFTIMI
Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Prokuroria, Policia dhe SHÇBA dolën me një deklaratë në lidhje me ngjarjen që tronditi opinionin publik sot. Sipas këtyre organeve, Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit të Brendshëm, ka vrarë veten me automatik.

DEKLARATA

Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës, është gjetur i pajetë gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda.

Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.

I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për vdekjen e shoferit të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Shkëlzen Qordja 31-vjeç.

Edhe pse pista  kryesore e hetimeve raportohet të jetë ajo e vetëvrasjes, Berisha hedh dyshime të forta se ai është ekzekutuar për larje hesapesh.

“Fillon qerimi i hesapeve midis familjeve mafioze te pushtetit! Per te vdekurit ka vetem ngushellime per familjen dhe une ngushelloj familjen e viktimes!

Natyrisht nje pyetje kerkon pergjigje, te cilen mjerisht duket se do ta marre me vete viktima. Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj??

Habilajt, per gjemen qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister? Apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari??? Sb”-shkruan Berisha.

Rilindja Demokratike

Në orët e para të mëngjesit është vrarë në Gardën e Republikës, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir, Xhafa.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia për orë të tëra çfarë ngre akoma më shumë hije dyshimi në lidhje me këtë krim. Kemi të bëjmë me një vrasje mafioze autorët e së cilës nuk kanë mundësi që të zbulohen.

Burimet bënë të ditur se, është gjetur i varë me plumb në kokë në makinë, punonjësi i Gardës, Shkëlzen Qordja, që është shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj.

Nuk dihen ende detaje rreth rrethanave dhe shkaqet e vrasjes së shoferit të ministrit të Brendshëm. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia dhe Ministria e Brendshme.

Megjithëse krimi ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit, lajmi është mbajtur i fshehtë nga policia. Burime nga garda shprehen për “RD” se kemi të bëjmë me një ekzekutim të pastër për nga vendi dhe rrethanat e krimit.

Ndonëse për momentin nuk jepen shumë detaje kemi të bëjmë me një vrasje tipike mafioze dyshimet e të cilës bien direkt mbi ministrin e Brendshëm dhe lidhjet e trafikut të drogës.

Ndonëse hetimet zyrtare nuk kanë dhënë një version të tyre, Xhafaj dhe policia nxituan ta shpallin këtë krim si vetëvrasje. Si mund të shpallet vetëvrasje ku ende nuk janë kryer ekspertizat e duhura ligjore dhe hetimet nuk kanë një verdikt?

Është e qartë se kemi të bëjmë me një veprim të nxituar për të manipuluar të vërtetën, gjë që i nxjerr autorët e vrasjes akoma dhe më të zbuluar në këtë krim.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rrëfimi prekës i Mihallaq Andreas

  Ai njihet ndryshe si kantautori korçar i serenatave të dashurisë. Bëhet...
Read More