Proteston kundër prishjes, Mirush Kabashi: S’më del inati, Teatri është…

Në vijim të protestës ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar, sërish janë mbledhur artistë përpara godinës duke dhënë argumenta kundër këtij vendimi.

Në fjalën e tij aktori i njohur Mirush Kabashi dha arsyet e tij pse është kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe pranon rikonstruktimin e tij.

“Problemin mos ta trajtojmë në baza shembujsh e shifrash, por në baza parimesh. Nëse merrej një vendim duhej marrë i diksutuar me komunitetin e artistëve, nëse duhet të rikontruktohet ky teatër apo të ndërtohet një nga e para.

Nëse biet dakord duhet të jetë në projektin që do bëhet e gjithë sipërfaqja e teatrit ekzistues.

Për mua ky duhet të rikonstruktohet si teatër se ka një histori të lavdizhme, ky teatër është Meka e kulturës shqiptare.

Veliaj u përpoq të na kujtojë se është rritur buxheti për kulturën por ne i kujtuam se Kosova e ka dyherë më të madh buxhetin për kulturën, ndërsa Maqedonia 3-4 herë.

Është një turp për politikën shqiptare që ne artistëve na kanë imponuar një ligj dictatorial, se nuk më del inati në këtë mes.

Ne atëherë konsideroheshim ndihmës të partisë në edukimin e masave, se ajo bënte politikën për artin dhe artistët duhet të prodhonin një art të lustruar socialist, jo realist.

E sot pas 30 vetesh, politikat e artit i vendos qeveria në mbledhjet e qeverisë. Nuk duhet të ketë politikë qeveritare apo partiake për artin, ai duhet t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës”,- tha Kabashi.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Trump emëron diplomatin Philip Kosnett si ambasador në Kosovë

      Presidenti Donald Trump njoftoi synimin për të emëruar diplomatin...
Read More