Protokolli i një krimi barbar: Si u vra kampionia e golfit nga një i pastrehë

Ajo ishte e re, e suksesshme, plot me gëzim për jetën- si kampione europiane e golfit ajo kishte një karrierë në ngjitje. Por tashmë Celia Barquin Arozamena, 22 vjeç, ka vdekur. U vra në mënyrë mizore nga një i pastrehë. Ngjarja ka tronditur Amerikën dhe botën.

Spanjollja u gjet e vdekur në një fushë golfi në qytetin Ames në SHBA. Disa orë më vonë u arrestua autori i krimit, një 22-vjeçar i quajtur Collin Daniel Richards.

Shefi i policisë i Ames, Geoff Huff ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë. Collin Daniel Richards është një i pastrehë që jeton në një çadër pranë fushës së golfit ku ndodhi krimi. Me shumë gjasë ai e ka pikasur dhe e ka përgjuar viktimën e tij.

Në një faqe në Facebook, ai kishte shkruar ditët e fundit: “Na lini të bëjmë një vrasje”.

Të hënën në mëngjes, spanjollja po ushtrohej e vetme në fushën e golfit. Pak orë më vonë, lojtarët e tjerë pikasën çantën e saj dhe njoftuan policinë. Brenda gjysmë ore, policia bëri zbulimin mizor: Në një pellg të cekët gjendej trupi i Barquin, i mbushur me plagë nga shpimet në qafë, kokë dhe trup.

Disa orë më vonë, autori i krimit u arrestua në një pyll, me shenja gërvishtje në fytyrë dhe me një thikë.

Një personi ai i kishte thënë se kërkonte të përdhunonte dhe vriste një femër.

Barquin studionte në SHBA. Ajo ka lindur në Spanjë dhe prindërit e saj jetojnë atje akoma.

kampionia e golfit1kampionia e golfit2
Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 22 nëntor

Dashi Besojini më shumë intuitës suaj, pasi do të jetë siguria dhe...
Read More