Qëllohen me armë zjarri 5 tifozë në Suedi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malmo të Suedisë menjëherë pas fitores së Kombëtares së tyre nordike ndaj Koresë së Jugut.

Një person hapi zjarr dje rreth orës 21:00 përpara një kafeneje, në kulmin e festimeve të tifozëve, ku nga të dhënat e para raportohet për 5 persona të plagosur nga të cilët 3 janë në gjendje të rëndë.

Mediat lokale raportojnë se agresori përdori një armë gjysmë automatike. Policia e ka izoluar zonën dhe ka nisur kërkimin për agresorin.

“Ne kemi mbyllur zonën dhe po kryejmë intervista dhe do të intervistojmë ata që janë të lënduar nëse ata mund ose janë të gatshëm të flasin”, tha një zëdhënës i policisë.

Policia tha se nuk ka asnjë arsye për t’u alarmuar, ndërsa sa i përket motiveve të ngjarjes nuk dha asnjë koment.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vasili: Rama një mal me zero. A do shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI-n Berat?!

Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimeve të lajmeve se...
Read More