Qendër në Shqipëri për refugjatët? Donald Tusk përkrah idenë… Shqipëria zgjidh krizën e Merkel dhe hap negociatat?

Qeveria gjermane dhe kancelarja Angela Merkel është përfshirë në një nga krizat më të thella, që e rrezikojnë jo pak kryetaren e qeverisë federale.

Ashtu siç mund të mendohet, në qendër të grindjes me CSU është çështja e azilantëve.

Kancelarja Merkel ka marrë një ultimatum që për dy javë duhet të gjejë një zgjidhje që të kënaqë bavarezët.

Por ndërkohë, në sfond po shfaqet gjithmonë e më shumë mundësia e ngritjes së një kampi refugjatësh në një vend jashtë BE-së.

Si variant më i mundshëm shihet Shqipëria.

Televizioni publik gjerman, ZDF, i interesuar për këtë çështje, ka marrë një përgjigje interesante nga një zyrtar shqiptar.

Ai thotë se Shqipëria mund të përballojë një fluks prej 600 mijë emigrantësh.

Interesant është fakti se mediat gjermane dhe austriake thonë se ka negociata, por në Shqipëri qeveria hesht, edhe pse ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj po takon dy aktorë shumë të rëndësishëm si Komisionerin për Emigracionin dhe ministrin e Brendshëm gjerman, që i ka vendosur ultimatumin kancelares Merkel.

A është Shqipëria gati që të marrë përsipër këtë barrë për hir të negociatave?

A do pranojë vendi ynë mijëra refugjatë, në këmbim të ndihmës financiare?

Fakt është se në Shqipëri po na lënë në heshtje, teksa Brukseli, Gjermania dhe Austria po ziejnë.

Ideja që refugjatët e refuzuar nga BE, të mblidhen në një vend të caktuar, po gjen gjithmonë e më shumë përkrahës.

I fundmit është presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

“Spiegel” shkruan se ai është miku më i ri i këtij projekti, që mban vulën e kancelarit gjerman, Sebastian Kurz.

Sipas revistës gjermane, ky kamp do të ngrihet në Shqipëri ose në një nga vendet e Afrikës së Veriut.

Në dokumentin e Tusk thuhet se në këtë kamp duhet të mblidhen të gjithë refugjatët e shpëtuar në det.

Diçka e tillë do të diskutohet në samitin e BE në fund të qershorit.

Pikërisht në këtë samit do merret vendimi nëse Shqipërisë do i hapet drita jeshile për nisjen e negociatave.

Revista gjermane shkruan se një plan i tillë mund të sjellë edhe lëvizje në ngërçin e krijuar në Gjermani mes CDU dhe CSU, pasi kancelares Angela Merkel i kanë lënë dy javë afat për të zgjidhur çështjen e azilkërkuesve.

Ndërkohë Bashkimi Europian pritet të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, por pa një datë.

Vizion Plus ka siguruar draft-rekomandimin e Keshillit te BE-se, i cili tashme eshte duke u shqyrtuar nga te gjithe vendet anetare, perpara takimit te 28-29 qershorit. Ne kete dokument, propozohet nisja e bisedimeve, ndersa nuk jepet koha per uljen ne tryeze.

“Këshilli vendos për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Me qëllim mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, Këshilli nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vettingut dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti për kultivimin dhe trafikimin e drogës. Këshilli i bën thirrje Komisionit që të vëzhgojë nga afër përpjekjet e reformave së lartpërmendur nga Shqipëria dhe do të vlerësojë progresin në bazë të një raporti të Komisionit përpara konferencës së parë ndërqeveritare.”

Ne draft-rekomandim vleresohen arritjet e Shqiperise, vecanerisht ne 5 prioritetet e vendosura me pare nga Komisioni.

“Këshilli përshëndet progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në ndjekjen e reformave që lidhen me pesë prioritetet kyçe. Ristrukturimi institucional i gjyqësorit është në vazhdim, si një gur themeli i një reforme gjithëpërfshirëse të drejtësisë. Procesi i ri-vlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët ka filluar të japë rezultatet e para të prekshme, duke përfshirë edhe anëtarët e lartë të gjyqësorit, nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Këshilli inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë bashkëpunimin e saj të mirë me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Këshilli inkurajon Shqipërinë që të zhvillojë progresin e konsiderueshëm deri tani dhe të ndjekë intensivisht reformën e drejtësisë, që synon rritjen e pavarësisë, llogaridhënies, profesionalizmit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, sidomos nëpërmjet avancimit të mëtejshëm të procesit të verifikimit, i cili është vendimtar.”

Por dokumenti mbetet ende ne diskutim nga te gjithe vendet dhe duket se oponenca me e forte po behet nga Franca dhe Presidenti Macron, i cili ende vijon te jete skeptik per pranimin e vendeve te reja ne Bashkimin Europian.

Gjithesesi, pritet qe me date 26 drafti te diskutohet mes Ministrave te Jashtem, te cilet me pas do tja adresojne ate krereve te shteteve të Unionit.

Nderkaq edhe Maqedonia, e cila mori rekomandimin per hapjen e negociatave pak muaj me pare nga Komisioni Europian, duket se do kete te njejten rrugetim me Shqipërinë.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pastrim i tregut dhe jo derregullim i tregut

  Nga dr. Enriko Ceko  - Forumi i Tiranës për Lirinë Ekonomike organizuar...
Read More