Rama: BE ‘shpoi’ tullumbacen e lajmit të rremë për kampin e refugjatëve



Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale pas mini-samitit të BE për emigracionin.

Rama tha se samiti nxori në pah gënjeshtrën e lajmit se në Shqipëri do ngrihet një kamp refugjatësh.

Sipas tij, ky lajm u prodhua nga ‘esadistët e rinj’ në Shqipëri.

“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media,s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp”, shkruan Rama në FB.

loading...
Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Vetëm e djathta mund të jetë një përgjigje për varfërinë dhe PD duhet ta japë atë

Nga Fitim Zekthi Edi Rama ka gjasa të jetë ndër kryetarët e...
Read More