Rama hap Turbinën  – vendi ku nisi protesta për Teatrin

Në një atmosferë aspak normale në kryeqytet,  – kur protesta e nisur nga aktorët lihet në rrugë po prej tyre, qytetarë e intelektualë, arkitektë e shoqëri civile kanë vazhduar protestën kundër shembjes së Teatrit, – kryeministri Edi Rama njofton se sot në mbrëmje inaugurohet skena e re e teatrit “Turbina”. 

Në një atmosferë aspak normale në kryeqytet,  – kur protesta e nisur nga aktorët lihet në rrugë po prej tyre, qytetarë e intelektualë, arkitektë e shoqëri civile kanë vazhduar protestën kundër shembjes së Teatrit, – kryeministri Edi Rama njofton se sot në mbrëmje inaugurohet skena e re e teatrit “Turbina”.  Kur u deklarua për herë të parë ideja e shembjes së Teatrit nga vetë kryeministri aktual Edi Rama, dita ishte në gërmadhat e Turbinës, duke thënë se do kthehej në Teatër. Aktorët në “dëgjesë” s’folën asnjë fjalë kundra. Ata që u la pas gardhit protestuan qysh atë ditë pas llamarinave të sapovendosura në sheshin e ndërtimit.

Kaloi aq në paqe fjala “Teatri do të shembet”, sa realiteti u përsërit në të njëjtën ditë kur aktorëve iu njoftua urdhri për transferimin tashmë te “Turbina” e mbaruar. Më 8 shkurt u shënua organizimi i parë, protesta  në mbrojtje të Teatrit pasi tani vendimi ishte i prerë.

Dhe prej tri javësh protestat janë intensifikuar çdo mbrëmje, duke u ndezur më tej për shkak të hartimit të projektligjit të jashtëzakonshëm që sanksiononte planet e hershme të qeverisë për shembjen e teatrit.

Ditët në protestë e aktorëve nuk bënë gjë tjetër veçse shtynë “transferimin”, dhe javën që shkoi komuniteti teatror u trondit pasi brenda 24 orëve projektligji i jashtëzakonshëm u rrokullis me shpejtësi marramendëse nga bashkia te qeveria, dhe kjo e fundit i kërkoi parlamentit ta kalonte me procedurë të përshpejtuar. Dhe u bë. Pritet këtë javë të zhvillohet seanca e fundit parlamentare për të kaluar edhe ligjin për Teatrin, ku ndoshta brenda asaj nate mund të nisë edhe shembja e tij.

Por artistët, shumica të tërhequr tashmë, pasi nga kreu i Bashkisë arritën marrëveshjen se Teatri do të ngrihet mbi të njëjtën sipërfaqe (por në asnjë rast nuk u artikulua në marrëveshje se nuk do cenohej asnjë metër nga kjo sipërfaqe) . Por kjo deklaratë nuk i ka kënaqur një pjesë të mbetur të aktorëve, të cilëve iu janë bashkuar prej tre ditësh edhe qytetarët e Tiranës duke kundërshtuar projektligjin e Teatrit, e për pasojë edhe shembjen e tij. Ata janë organizuar menjëherë duke nënshkruar një peticion, tani në një rreth më të gjerë qytetarësh, intelektualësh, arkitektë e njerëz të shoqërisë civile  të cilët kanë deklaruar se do të bllokojnë projektligjin për teatrin. Të enjten kanë deklaruar se do jenë para parlamentit, dhe nëse ligji miratohet, do përshkallëzojnë protestën duke hedhur edhe fjalë për ngujim.

Në këtë atmosferë të ndezur kryeministri dhe Ministria e Kulturës kanë nxituar duke shpërndarë njoftimin se të hënën do të promovohet  skena e re teatrale “Turbina”, në orën 20:30. Ndërsa Teatri Kombëtar pas shfaqjes së kësaj fundjave “A vdiq ai”, me regji të Andis Gjonit, ndoshta nuk do të shërbejë më për premiera teatrore. Ai do të shembet nga themelet, për t’i lënë vendin ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar sipas projektit të arkitektit danez, Bjarke Ingels. “Turbina”, është ndërtuar në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë, në Tiranën e Re, pranë  gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Kohë më parë kryeministri Rama e ka përcaktuar këtë qendër të re arti si “Një hapësirë të re ultramoderne për artin e kulturën skenike, e cila do të mbushë më tej boshllëkun e tmerrshëm që krijuan vitet e gjata të rrënimit të vazhdueshëm të infrastrukturës kulturore e të jetës artistike”. Deri në ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, “Turbina” do të jetë vendi ku institucioni do të realizojë projekte e tij. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i cili ka njoftuar një muaj më parë se projektet e reja të vitit 2018-2019 do të realizohen te “Turbina”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Arkivi në ekran: Një portret poetik për aventurat e fëmijërisë

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shfaq sot në kinema Millenium premierën shqiptare...
Read More