Rama kërcënon drejtorët: Më çoni me SMS emrin e ministrit apo deputetit që ndërhyn

Kryeministri Edi Rama u ka bërë dje thirrje drejtorëve rajonalë të Zyrave të Punës që të mos pranojnë asnjë ndërhyrje nga deputetët apo nga zyrtarët e tjerë për të punësuar persona të paaftë.

Gjatë një takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura në Kryeministri, shefi i qeverisë u ka lënë porosi drejtorëve të Zyrave të Punës që ta informojnë me mesazhe për çdo ndërhyrje për punësimet, raporton Panorama.

Për Kryeministrin, personat që do të punësohen duhet të kenë për bazë vetëm aftësinë dhe performancën individuale dhe jo teserën partiake. “Mos bëni punën e asnjë punonjësi të paaftë, por t’i shkarkoni pa marrë parasysh asnjë bindje politike apo kush e ka sjellë në punë. Merrni për bazë vetëm aftësinë dhe performancën individuale dhe nëse një ministër apo deputet ndërhyn për 1 punonjës të vetëm të paaftë, më çoni me sms emrin e deputetit apo ndërhyrjes”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë takimit pa media.

Më tej, Kryeministri u ka kërkuar drejtorëve të Zyrave Rajonale që të mbajnë ritmin e punësimit dhe të arrijnë objektivat e vendosura, në të kundërt do të ketë shkarkime. Kreu i qeverisë tha se për këtë muaj nuk do të kishte shkarkime të drejtorëve, sipas tij kjo nuk do të thotë që s’do ketë muajin tjetër.

“Faleminderit që më kursyet sikletin që të më duhej të shkarkoja ndonjë këtë muaj, por kjo nuk do të thotë që do ju fal muajin tjetër…e di që jeni zgjuar. Mbani ritmin”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Zgjidhja me shpejtësi e emrit të Maqedonisë si shpresë për hapjen e negociatave

Nga Ervis Iljazaj Më në fund, pas një historie të gjatë dhe...
Read More