Rënia e fertilitetit, prezantohet raporti i gjendjes së popullsisë së botës

 

Ndryshimi i strukturës demografike të popullatës shqiptare, përveç zgjedhjes së njerëzve për jetën e tyre riprodhuese ka ardhur si pasojë e urbanizimit, emigrimit, plakjes së popullatës.

Raporti i gjendjes së popullsisë së botës për 2018, ku përfshihen 155 vende, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, tregon se tendencat globale po shkojnë drejt familjeve më të vogla dhe martesave më të vona në moshë, gjë që sjell rënien e fertilitetit.

Në Shqipëri që pas viteve 60’, numri i lindjeve është përgjysmuar.

“Tendencat e fertilitetit në botë kanë rënë, po ashtu edhe në Shqipëri krahasuar me të njëjtat vite fertilitetit i kanë rënë nga rreth 6 fëmijë për grua, në rreth 1.5 fëmijë për grua sot”, shprehet përfaqësuesja e UNFPA, Manuela Bello.

Arsyet e këtij tranzicioni historik të fertilitetit të ulur janë të shumta.

“Përdorimi i metodave të gjera kontraceptive, është reduktimi i dëshirës për të pasur më shumë fëmijë në të ardhmen si dhe fakti që brezat e rinj të grave janë më të arsimuara”, thotë Drejtoresha INSTAT- Delina Ibrahimaj.

Kjo situatë përshkruhet në të gjithë Mesdheun, dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe për 50 vitet e ardhshme, paralajmërojnë të dhënat e raportit nga Fondi i Kombeve të Bashkuara të popullsisë, nëse nuk krijohen politika nxitëse nga institucionet shtetërore.

Por nëndrejtori i ISHP shprehet se janë përgatitur 3 nisma të tilla, edhe pse në fillim janë në rrugën e duhur.

“Pikërisht për të krijuar stimuj është bonusi për çdo lindje. Parashikohet me akte nënligjore edhe dhënia e lejes së lindjes të baballarëve për të rikonceptuar rolet e femrave dhe meshkujve në familjet shqiptare. Një nismë e tretë është ajo e strehimit të çifteve të reja”,- tha nëndrejtori i ISHP.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zbulohet gazetari që intervistoi dëshmitarin X, kush është Jetmir Olldashi

  Partia Demokratike nuk e bëri të ditur emrin e gazetarit që...
Read More